Categories
Këshilla

Zbulimi i rëndësishëm: Produkti ushqimor që rrit depresionin

Fakti që sheqeri ka një ndikim të tmèrrshèm në organizëm, nuk përbën më lajm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sèmundjèt e zemrès.

Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sèmundjèvè të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi për ndikimin në shëndetin e trurit.

Studimet zbuluan së fundmi se sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i shumë çrregullimeve mendore. Studimi tregoi se personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23 përqind më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor të 5 viteve.

Njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël. Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës.

Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë. Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni.

Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *