Categories
Këshilla

Lulelakra, ju mbron nga kan ceri dhe nga goditjet në tru

Një racion i vetëm na siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor. Një studim i vitit 2018 nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë.

Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelakër, thjerrëza apo mollës, bien më shpejt në peshë. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të glicemikës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Ushqimet e pasura me vitaminë E, si lulelakra, ndihmojnë për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurodegjeneratve, si alzheimer ose parkinsoni. Dozat e larta të ushqimeve të pasura në vitaminë E mund të ulin konsiderueshëm rrezikun e demencës dhe parkinsonit, thonë hulumtuesit shkencorë.

Përmbajtja e lartë në antioksidues tek lulelakra, brokoli, lakra e perime të tjera ndihmon për të parandaluar sëmundjet neurodegjenerative. Konsumimi i lulelakrës mund të mbrojë pjesën e brendshme të arterieve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se një proteinë është pasive tek disa pjesë të arterive, duke i cenuar nga sëmundje të ndryshme.

Pas disa eksperimenteve që kryen tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se një përbërës kimik i quajtur ‘sulforafane’, që gjendet në mënyrë natyrale tek perime si lulelakra, mund të stimulojnë këtë proteinë dhe sigurojnë mbrojtje tek arteriet.

Duke konsumuar lulelakër, ju pastroni njëkohësisht arteriet dhe ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Një dietë e pasur në lulelakër dhe brokoli mund të ulë në mënyrë drastike gjasat për zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *