Categories
Lajme

Artriti reumatoid, si ta trajtojmë me ushqimet e duhura

Simptomat e zaknoshme të artritit janë dhimbja dhe ngurtësimi. Janë më shumë se 100 lloje artritesh përfshirë artritin reumatoid dhe gutën. Një diagnozë e saktë për të hartuar një plan të mirë trajtimi. Gjithsesi, edhe ushqimi luan rolin e vet, kështu që më poshtë mund të lexoni disa këshilla lidhur me mënyrën se si duhet të ushqeheni.

Hani shëndetshëm – Nuk ka një plan perfekt për të ndihmuar njerëzit me artrit reumatoid të ndihen më mirë, por ngrëna e një sërë ushqimesh të shëndetshme është e mrië për gjithë qenien tuaj dhe peshën gjithashtu. Dieta mesdhetare, që përfshin peshkun, drithërat, frutat dhe perimet mund të ulë inflamacionin.

Mos harroni peshkun – Acidet yndyrore omega-3 të gjetura në salmon, tunë, troftë dhe peshq të tjerë të ujërave të ftohta, mund të luftojnë inflamacionin, kështu që janë të mira për njerëzit me artrit. Omega-3 e peshkut dhe vaji i peshkut ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit. Hani 100 gramë peshk të paktën dy herë në javë.

Mendoni për shtesat ushqimore – Nëse nuk ju pëlqen peshku, shtesat ushqimore me omega-3 mund të lehtësojnë ngurtësinë e mëngjesit. Kjo mund t’ju ndihmojnë edhe të hiqni ilaçet antiinflamatore. Gjithnjë flisni me mjekun tuaj para se të merrni shtesa ushqimore.

Merrni yndyrna të shëndetshme – Yndyrnat e ngopura, ato që gjenden tek gjalpi, mishi i kuq, lidhen me inflamacionin. Kështu kufizojini ato dhe konsumoni yndyrna nga burime më të shëndetshme, si: arrat, lajthitë apo avokadot. Në vend të gjalpit, përdorni vajin e ullirit, i cili mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe inflamacionit.

Punoni me drithërat – Fibrat janë të mira për tretjen dhe gjithashtu lehtësojnë inflamacionin. Kërkoni bukë apo drithëra që si përbërës të tyre kryesor cilësojnë “grurë i plotë” ose “krunde të plota”.

Përdorni frutat dhe perimet – Shumë prej tyre janë plot me antioksidues, të cilat nxisin sistemin imunitar dhe luftojnë inflamacionin. Frutat e pasura me antioksidues përfshijnë, manat, kumbullat e thata, stafidhet. Perimet më të mira përfshijnë, lakrën jeshile, spinaqin dhe lakrën e Brukselit. Mos harroni: këto perime duhet të jenë të freskëta. Ato janë një burim i madh figrash dhe acidi folik. Nëse merrni “methotrexate”, acidi folik mund të lehtësojë disa nga efektet anësore të këtij ilaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *