Categories
Lajme

Dy fëmijë me të njëjtën moshë dhe dietë – cili është shpjegimi?

Këta janë dy fëmijë normalë, të së njëjtës moshë dhe të ushqyer me të njëjtën dietë. Ndryshimet në madhësi janë normale. Fëmija majtas nuk është obez, por as tjetri nuk është i kequshqyer. Ne duhet të kuptojmë se s’ka dy fëmijë që janë plotësisht të ngjashëm. Çdo person ka predispozitë të caktuar për të qenë më i dobët ose për të qenë më i shëndoshë.

Është e vështirë, por nuk do të lejojmë që krahasimet të na bëjnë të ndihemi sikur jemi nëna të këqija ose po dështojmë në rritjen e tyre. Konstrukti i foshnjave nuk përcakton sasinë ose cilësinë e qumështit tuaj, por ka edhe parametra të tjerë.

E di që është e pashmangshme të shpëtoni nga gjykimet dhe komentet, të cilat mund të mos kenë qëllime të këqija, por mos e vini në dyshim aftësinë tuaj si nënë. Nëse fëmija juaj është plotësisht i shëndetshëm, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ju do t’ia dilni mbanë.

Mbani mend, konstrukti trupor nuk është tregues i shëndetit të mirë. Secili fëmijë është botë në vete, unike dhe e papërsëritshme, rrjedhimisht e pakrahasueshme. (Familja e shëndoshë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *