Elbi ka nivelin më të lartë të proteinave dhe fibrave në krahasim me drithërat e tjerë Kur moti është i ftohtë, një pjatë më supë të ngrohtë të ngroh zemrën dhe të mbledh stomakun. Por, nëse supës i shton elb, do t’i bësh shëndetit tënd një nder. Elbi është drithi i katërt për nga rëndësia në botë pas grurit, orizit dhe misrit, dhe është po aq i mirë sa tërshëra.
Por nga ana tjetër, elbi ka nivelin më të lartë të proteinave dhe fibrave në krahasim me drithërat e tjerë, nga 17% deri në 30%. Orizi i kafenjtë ka 3.5 përqind fibër, misri 7% fibër dhe gruri 12% fibër.
Të mirat e elbit nuk ndalen vetëm tek fibra. Krundet e elbit janë tejet të pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Imagjinoni sa i rëndësishëm është elbi kur elementët antioksidantë të krundeve të tij janë 20 herë më të larta se te mielli i grurit të përpunuar.
Efektet shëndetësore të Elbit Studimet shkencore kanë zbuluar që konsumimi i elbit ul rrezikun nga shumë sëmundje. Përbërësit e elbit si beta-glukanët ulin kolesterolin, mbajnë nën kontroll nivelin e sheqernave në gjak dhe përmirësojnë funksionet e sistemit imunitar dhe sidomos sistemit tretës.
Studime të tjera kanë treguar që elbi ndihmon trupin të përballet më mirë me efektet e kemioterapisë, mjekimit me rreze radioaktive. Ekspertët shpjegojnë që, fibra e tretshme e elbit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kan cerit të zorrës së trashë. Për më tepër, elbi të bën të ndihesh i ngopur shpejt dhe ndihmon në rënien në peshë.
Gratë në menopauzë që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemrës duhet të konsumojnë elb të paktën gjashtë herë në javë. Konsumimi i elbit nuk duhet kurrësesi të limitohet vetëm tëk gratë në menopauzë, por edhe të njerëzit që vuajnë nga zemra, diabeti, kanceri i gjirit dhe azma. Elbi është drithi që që i jep vlerën birrës.