Categories
Histori

Historia e jashtëzakonshme e Nelson Mandelës dhe një mësim jete për të gjithë

“Pasi u bëra president, u kërkova disa anëtarëve të truprojës sime të dilnim për një shëtitje nëpër qytet. Pas shëtitjes, ne shkuam për të drekuar në një restorant. U ulëm në një nga më qendrorët dhe secili prej nesh pyeti se çfarë kishte në menu.

Pas pak pritjeje erdhi kamarieri duke sjellë menutë tona dhe në atë moment pashë se përballë ishte vetëm një burrë që priste ti shërbenin.
Kur atij i shërbyen i thashë truprojes time: Shko dhe kërkoi atij njeriu të bashkohet me ne”.

Truproja shkoi dhe i bëri ftesën. Burri u ngrit, mori pjatën dhe u ul pranë meje. Ndërsa hante, duart i dridheshin vazhdimisht dhe ai nuk e ngrinte kokën nga ushqimi. Kur mbaroi, ai më përshëndeti edhe pa më parë në sy u largua…

Atëherë ushtari më tha: “Madiba, ai njeri duhet të jetë shumë i sëmurë, pasi duart e tij nuk pushuan së dridhuri ndërsa hante”.
“Aspak! Arsyeja e dridhjes së tij është gjë tjetër – iu përgjigja.

Ata më shikuan çuditshëm dhe u thashë: “Ai njeri ishte kujdestari i burgut ku unë mbahesha. Shpesh, pas tort urave që më bëheshin, unë bërtisja dhe qaja për ujë dhe ai vinte më posh tëronte, më qeshte dhe në vend që të më jepte ujë, ai urinonte në kokën time.

“Ai nuk ishte i sëmurë, kishte frikë dhe dridhej mbase nga frika se tani që unë jam presidenti i Afrikës së Jugut, do ta dërgoja në burg dhe do të bëja të njëjtën gjë që më bëri, duke e tor turuar dhe posh tëruar.

“Por unë nuk jam i tillë, ajo sjellje nuk është pjesë e karakterit tim, dhe as e etikës sime. Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtetet, ndërsa ata që kërkojnë pajtimin ndërtojnë kombe”. Nelson Mandela

Former South African President Nelson Mandela smiles for photographers after a meeting with actor Tim Robbins at Mandela’s home in Johannesburg September 22, 2005. Robbins is currently in South Africa filming. REUTERS/Mike Hutchings – RTRP1WF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *