Categories
Lajme

Llumi i kafes turke me vaj ulliri dhe limon – Kura perfekte për lëkurën pas plazhit

Me gjithë produktet kozmetike që përdorim sapo vijmë nga plazhi, tendenca e produkteve natyrale për çdo problem të lëkurës është bërë gjithmonë e më dominuese. Ok, produktet ‘pas diellit’ janë vazhdimisht të rekomanduara, por jo gjithmonë funksionojnë për bezdinë që na krijon lëkura kur fillon të bjerë.

Të gjithë janë më pak të kujdesshëm me lëkurën gjatë plazhit dhe kjo bën që, pasi kthehesh prej tij, problemet nisin të theksohen. Për të ndihmuar lëkurën të pastrohet nga qelizat e vdekura, të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, një scrub natyral me llumin e kafes është zgjidhja më e mirë.

Si përgatitet? Mjafton një përzierje e llumit të kafes turke me pak vaj ulliri dhe disa pika limoni. Pasi të kesh përftuar masë homogjene, fillo aplikoje në trup, por edhe fytyrë dhe masazho lehtë me mollëzat e gishtave. Pas disa minutave, shpëlaje trupin normalisht. Kaq e thjeshtë!

Llumin e kafes mund ta kombinosh edhe me kripë, vaj natyral dhe disa pika vaji esencial, sipas preferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *