Categories
Receta

Pjata perfekte për mëngjes, tërshërë me kos, mjaltë dhe banane

E di që disa janë skeptikë për shijen e tërshërës, sepse e tillë isha edhe unë, por ky kombinim do t’ju pëlqejë jashtë mase shumë. Tërshëra me kos, mjaltë dhe banana është një nga recetat më të preferuara për mëngjes.

Kërkon shumë pak kohë të pregatitet, por më e rëndësishmja do të ndiheni mjaftueshëm të ngopur pas saj. Dita juaj do të nisë si duhet dhe me një shije të mirë.

Produktet kryesore: 400 Kos, 4-5 lugë gjelle, tërshërë, 1 Banane, 1 Mandarinë, Mjaltë, Kanellë pluhur, Karafil pluhur, Xhinxher pluhur. Opsionale: Fara lini. Fara chia. Arra.

Hidhni në një tas kosin dhe mjalin dhe përziejini së bashku. Shtoni më pas tërshërën, bananen, mandarinën, kanellën, karafilin, arrat dhe farat. Përziejini dhe mëngjesi juaj është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *