Categories
Këshilla

Qiqrat, ju jap 10 arsye shëndetësore se pse duhet të konsumoni një lugë në ditë

E pasur me minerale dhe vitamina, këto bishtajore rigjenerojnë sistemin nervor dhe janë të domosdoshme për të qenë energjik dhe të shkëlqyer në punë…

Shumë të përshtatshme për t’ju mbajtur gjallë në rastet kur keni ngarkesë në punë ose ndiheni të dobët. Janë më të tretshme se të gjitha bishtajoret sepse stimulojnë lëngjet e stomakut dhe të pankreasit. Ato janë të dobishme për studentët në sajë të përmbajtjes së vitaminës B dhe acidit fosforik.

Gjithashtu qiqrat përmbajnë vitaminë A dhe C, fibra, kalcium dhe hekur. Të pasura me saponin, kanë efekt anti-kolesterol dhe janë të rekomandueshme për ata që vuajnë nga hipertensioni, zemra, dhe qarkullimi i gjakut. Një ndër aspektet më të rëndësishme të këtyre bishtajoreve është përmbajtja e acideve yndyrore të pangopura, shumë të dobishme për shëndetin tonë.

Ashtu si të gjitha bishtajoret, qiqrat, para se të konsumohen duhet të ziejnë për disa orë. Përdoren në supa dhe pasta por edhe vetëm duke i shtuar ndonjë bimë ose erëz aromatike. Qiqrat kanë një sasi të konsiderueshme kripërash minerale, vitamina dhe oligoelementë.

Këto vlera ushqyese shpjegojnë dhe veprimin e tyre forcues dhe plot energji për të mirën e sistemit nervor. Qiqrat janë konsideruar gjithmonë si “mishi i varfër” për përmbajtjen e lartë të proteinave, asimilohen menjëherë nga organizmi dhe nuk kanë efekte anësore si mishi.

Ato janë të pasura me acid folik dhe karbohidrate. Në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave, janë mbrojtëse për sistemin e tretjes. Studimet e fundit kanë treguar se qiqrat janë parandalues kundër disa lloje tumoresh.

Po ju sjellim në vëmendje efektet pozitive që ka konsumimi i qiqrave në shëndetin tonë. Kocka më të shëndetshme. Humbje peshe. Ulni nivelet e sheqerit në gjak. Lëkurë më e mirë.

Tretje më e mirë. Rritja më e mirë e flokëve. Ulja e presionit të gjakut dhe përmirësimi i shëndetit të zemrës. Shëndeti i përmirësuar i syve. Përmirësimi i funksionit të trurit. Mbrojtja nga sëmundjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *