Categories
Receta

Sanduiçi më i veçantë me limon, qiqra dhe kopër

Bëni 2-3 sanduiçe – vegane, pa gluten (opsionale). Përbërësit: 1 kupë prej 400 gr qiqra të ziera dhe të kulluara. 2 lugë gjelle lëng limoni. 3 lugë gjelle humus

2 lugë çaji vaj ulliri. 1. 1/2 lugë mustardë. 2 degë selinoje të prera imët. 1 lugë gjelle kopër të prera imët. 2 lugë gjelle majdanoz i prerë imët. 1 qepë e njomë jeshile e prerë imët. kripë dhe piper sipas dëshirës. Bukë (pa gluten, nëse dëshironi). Majonezë ( vegane, nëse dëshironi). Sallatë jeshile.

Shtoni qiqrat e zier dhe të shtrydhura, vajin e ullirit, lëngun e limonit, humusin dhe mustardën në një tas. Përdorni një frulator ose një pirun për të shtypur qiqrat deri atëherë sa të gjithë përbërësit të jenë përzier mirë deri sa të bëhet si një masë kremoze.

Shtoni selinonë, koprën, majdanozin, qepën e njomë jeshile, I hedhim kripë dhe piper sipas dëshirës. Marrim dy feta buke (të thekur nëse dëshironi). Përhapeni një shtresë të hollë me majonezë në të dy fetët e bukës, mbusheni me kremin e qiqrave dhe vendosni nje fletë sallate mbi të.

”Shënim” – Buka e thekur rekomandohet nëse e shijoni sanduiçin menjëherë, përndryshe kalojeni këtë hap. Sanduiçet janë shumë praktik kur bëhet fjalë për drekët e lehta të javës. Ata janë të shijshëm, të bëjnë më miqësore dhe nuk do t’ju duhet ti ngrohni.

Pika më e ulët për sanduiçet është se ata përqendrohen rreth mishit. Po nëse dëshironi një sanduiç vegjetarian ose vegan në vend të kësaj? Zakonisht mendohet se sanduiçet mund të bëhen vetëm me sallatë ose perime , por jo tashmë ka alternativa pafund për t’i krijuar ato.

Sanduiçi me limon, qiqra dhe kopër sjell dashurinë për sanduiçet vegane. Përveç shijes së mirë që ka ky sanduiç është i mbushur me një dozë të mirë të proteinave për t’ju mbajtur me energji gjatë gjithë ditës.

Variante të tjera mund të jenë më peshk tuna, duke shtuar erëzat e grira imët, gjithashtu për të bërë lidhjen me mbushjen e sanduiçit mund të perdorni: pak majonezë, vaj ulliri, ose mustardë.

Mbushja me qiqra të shtypura e sanduiçit është thjeshtë, duhen vetëm 10 minuta për tu përgatitur dhe përbërja mund të ruhet në frigorifer për të bërë saduiçët për ditën tjetër.

Përzgjedhja e bukës është tërësisht në bazë të preferencave tuaja. Saca me qiqra, limon dhe kopër mund të përdoret dhe sipër sallatës jeshile ose e shoqëruar me crackersa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *