Categories
Këshilla

Seleni i domosdoshëm për trupin tonë, çfarë është e si ndikon te ne?

Seleni është një mineral shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut, sepse merr pjesë në një sëre procesesh fiziologjike. Mungesa e selenit në organizëm shkakton: dobësi të muskujve, dhimbje në muskuj dhe nyje, hiper / hipofunksion i tiroides, shtim në peshë, humbje të flokëve, lodhje kronike.

Cilat janë funksionet e selenit në organizëm? Antioksidant i fuqishëm – Seleni ndihmon për të përballuar stresin oksidativ i cili shkaktohet nga akumulimi i radikalëve të lirë që dëmtojnë qelizat dhe strukturat e ndryshme. Seleni ndihmon trupin të menaxhojë radikalet e lira dhe nxit sistemet e tij natyrore antioksiduese.

Është i rëndësishëm për funksionimin e gjëndrës tiroide – Seleni është jetik për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide. Shpesh përdoret si ndihmës për trajtimin e sëmundjeve autoimune (siç është tiroiditi autoimun i Hashimoto). Rregullimi i funksionit të tiroides promovon metabolizmin e duhur, ka një efekt pozitiv në stabilitetin emocional, oreks dhe peshë.

Ndikon në sistemin kardiovaskular – Seleni gjithashtu ka një efekt të dobishëm në sistemin kardiovaskular. Një konsum i duhur ditor zvogëlon inflamacionin kronik dhe stresin oksidativ, që janë shkaqet kryesore të aterosklerozës, problematikë e shoqëruar me formimin e pllakave në enët e gjakut që mund të çojnë në bllokim.

Ka efekt anti-plakje – Seleni gjithashtu ngadalëson plakjen e lëkurës, sepse përveç luftimit të radikalëve të lirë (shkaku kryesor i plakjes së qelizave), Seleni stimulon prodhimin e koenzimës Q10! Seleni gjithashtu përmirëson gjendjen e flokëve. Seleni është i rëndësishëm për Sistemin Imunitar dhe ndihmon trupin të luf tojë infeksionet.

Ushqime të pasura me selen janë arrat braziliane, mishi, peshku dhe veza. Thjerrëzat dhe mielli i gruri janë burime të mira të këtij minerali.
Ne duhet të marrim selen çdo ditë për një shëndet të mirë, por nuk duhet ta teprojmë. Simptomat e tejkalimit të sasisë ditore të selenit janë: marramendje, nauze, të vjella, ethe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *