Categories
Këshilla

Ushqimet e pasura me proteina që ju ndihmojnë të bini në peshë

Disa ushqime të pasura me proteina që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë: Fasulet e zeza-Një burim proteinik, të cilat mund të përgatiten në shumë receta gatimi.

Fasulet Lima-Në përmbajte të tyre ka21. gram proteinë për një porcion prej 100 gr. Misri- Përmban një sasi të mirë të fibrave dhe mineraleve, përfshirë kalciumin.

Salmoni-Konsiderohet si peshk yndyror, plot me omega-3, burim i shkëlqyer proteinash dhe mund të ndihmoj një person të ndihet më i ngopur.

Brokoli-Një kupë me brokoli të pa gatuar ka në përmbajtje rreth 2.6 gr proteina. Për sa i përket kalorive ka 31 kalori për kupë.
Lulelakër-Ka në përmbajtje shumë proteina dhe pak kalori, një kupë me lulelakër e pa prerë ka 27 kalori dhe 2 gr proteina.

Lakra Kineze-E njohur si “Bok Choy” Kjo perime ka shumë proteina, dhe një sasi të lartë antioksidantë-sh.
Mish Lope-Ofron sasi të larta proteinash. Personat që ndjekin një dietë të moderuar me karbohidrate duhet të hanë mish të butë lope; personat që ndjekin një dietë me karbohidrate të ulëta duhet të hanë mish lope me pak yndyrë.

Pjesa e gjoksit të pulës-Një burim proteinash, një gjoks pule pa lëkurë, siguron rreth 26 gr proteina.
Tërshëra-Siguron rreth17 gr proteina për çdo 100 gr.
Tuna- Është një lloj peshku me yndyra minerale. Shtoni tunën në sallata dhe vakte të ndërmjetme.

Spirulina-Është një bakterie që rritet në ujërat e freskëta dhe me kripë. Ofron një sërë proteinash në formë pluhuri.
Fara kërpi-Mund të përdoret në sallata si zëvendësuese për krutonet, ofrojnë rreth 9.5 gr proteina për lugë gjelle.

Domatet e thara-Janë një burim proteinash, si dhe shumë nutrient dhe fibra.
Tempeh-Vjen nga fasulet e sojës, si tofu. Megjithatë, ka një përmbajtje të lartë proteinike sesa tofu.

Guava është një frut tropikal që nuk është i disponueshëm kudo, një nga frutat më të pasura me proteina, si dhe ofron nutrient shtesë si vitamina C.
Articokët-Janë të pasura me fibra dhe ofrojnë një sasi të mire me proteina.

Bizelet-Janë të pasura në proteina, fibra dhe nutrient të tjerë.
Mish i derrit-Një burim i mirë proteinash, por duhet shmangur në produkte si proshuta.
Mish i gjelit të detit-Ka në përmbajtje shumë proteina. Siguron rreth13gr proteina për 100gr.

Qiqrat- Janë një zgjedhje shumë e shëndetshme, pasi është e pasur me fibra dhe nutrient që mbështesin shëndetin e zemrës dhe të kockave, gjithashtu parandalojnë kancerin.
Quinoa-Një nga burimet protetike që përmban11 amino-acide, një zgjedhje e shkëlqyer për vegjetarianët.

Gjiza- Ky produkt bulmeti ka proteina të bollshme, gjithashtu ka kalcium dhe nutrient të tjerë.
Bajamet-Kanë reputacion si ushqime klorike por me pak kontroll porcionesh mund të jenë ndër vaktet e vetme të pasura me proteina.

Qumështi-Një burim i shkëlqyer proteinash, përmban 8 gr proteina.
Thjerrëzat-Janë të pasura me proteina dhe fibra dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës.

Farat e kungullit-Të pasura me proteina dhe minerale si magnezi dhe seleni. Njerëzit që përpiqen të humbin peshë mund të zgjedhin vetëm farat e thara.

Avokado- Përmban proteina dhe yndyra të pangopura të shëndetshme për zemrën, por edhe fibra të nutrientëve, si kaliumi.
Farat Chia-Kanë omega 3, proteina, fibra dhe kalcium. Viganët përdorin farat Chia si zëvendësues për vezën, dhe shumë njerëz i përdorin si shtesë në smoothie ose sallata për benefite ekstra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *