Categories
Shëndeti

A e dini si ndikon sistemi te shëndeti i lëkurës?

Stomaku ka sistemin e vet nervor që njihet si Sistemi Nervor Enterik, qëllimi i të cilit është jo vetëm të rregullojë tretjen por edhe të ruajë lidhjet me trurin. Nëse stomaku është shëndetligë, atëherë ndikimi është i menjëhershëm në tru.

Nëse stomaku ynë është i shëndetshëm, atëherë cilësia e gjumit është e mirë. Një gjë e tillë është e lidhur fort me aftësitë tona për të përballuar dhe luftuar stresin. Në momentin kur stomaku nuk është në gjendje të mirë, nxitet inflamacioni i cili rrezikon të gjithë organizmin por edhe trurin. Për këtë arsye ekspertët sugjerojnë që nëse duam të flemë mirë, të jemi më pak të stresuar dhe me humor duhet të kemi shumë kujdes me shëndetin e stomakut.

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve. Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro-organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm. Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar. Probiotikët mund të merren në formën e suplementëve dhe sasia e tyre mund të këshillohet nga mjekët në varësi të nevojave të organizmit. Veç probiotikëve, njeriu mund të kujdeset për shëndetin e organizmit duke u ushqyer shëndetshëm, duke kryer aktivitet fizik e duke pirë shumë ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *