Categories
Lajme

Çajra të ftohtë shtëpie me pak kalori – Si t’i përgatisni gjatë verës

Në ditët e nxehta të verës ju keni nevojë të freskoheni dhe mbi të gjitha të hidratoheni. Ja recetat më të mira për çajra të ftohta të cilat kanë shumë pak kalori dhe do t’ju japin përfitime të shumta shëndetësore.

Çaj i ftohtë levandre. Përbërësit: levandër e tharë, ujë, qese çaji jeshil, lule të freskëta livandoje, mjaltë. Hidhni levandrën e tharë në një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë për disa minuta, pas disa minutash hidhni qeset e çajit jeshil. Pasi të jetë ftohur në temperaturën e ambientit hidheni në një kanë të mbushur me akull. Më pas shtoni mjaltin dhe lulet e freskëta të levandrës. Numri i kalorive: 20

Çaj i ftohtë boronice dhe limoni. Janë fruta antioksidante, ju ndihmojnë të tresni ushqimin dhe ju hidraton. Përbërësit: qese çaji boronice, boronica të ngrira, lëng limoni, ujë, mjaltë Në ujë të valuar hidhni 3-4 qese çaji boronice dhe lërini derisa të ftohen në temperaturën e ambientit. Në një kanë hidhni akull, boronicat e ngrira, lëngun e 1 kokrre limoni, mjaltë dhe më pas hidhni çajin e boronicës. Numri i kalorive: 145

Çaj i ftohtë mentje. Çaji i mentes është i pasur me antioksidantë dhe parandalon rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Përbërësit: gjethe të freskëta mentje (nenexhiku), qese çaji jeshil, akull, mjaltë, gjethe të freskëta livandoje (opsionale). Valoni për pak minuta gjethet e nenexhikut dhe më pas në ujin e ngrohtë hidhni 2 qese çaji jeshil. Lëreni lëngun derisa të ftohet në temperaturën e ambientit. Në një gotë të madhe hidhni akull, disa gjethe mentje dhe livandoje, dhe 1 lugë mjaltë. Numri i kalorive: 5 (më shumë nëse i shtoni mjaltë)

Çaj i ftohtë pjeshke dhe mentje. Ka vlera antioksiduese dhe do t’ju mbajë të hidratuar. Përbërësit: ujë i valuar, qese çaji mentje, disa gjethe mentje të freskët, copa pjeshke, lëng i freskët pjeshke, mjaltë (opsional). Në ujin e valuar hidhni 3 qese çaji mentje, lerini derisa të ftohen në temperaturën e ambjentit. Në një kanë ose gotë të madhe hidhni akull, gjethe të freskëta mentje, 1 pjeshkë të prerë në kubikë dhe 1-2 lugë mjaltë. Më pas hidhni çajin dhe gjysmë gote lëng pjeshke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *