Categories
Këshilla

Kanceri i gjirit, mbrojtja, kurimi dhe gjërat që duhet të kemi parasysh

Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i shumë prej vde kjeve të femrave në Amerikë dhe Kanada por edhe ne Shqiperi, ndërmjet moshave 35-50 vjeç. Në 2018, një numër i përllogaritur i vde kjeve të rasteve të reja me kancer në gji; ne Amerikë ishte 212.600 raste ndërsa në Kanada 21.200. Numri i përllogaritur i vde kjeve nga kanceri në gjoks, po atë vit në Amerikë ishte rreth 40.200 ndërsa në Kanada 5.300. Çdo 12 sekonda një femër vd es nga kanceri i gjirit.

Kanceri i gjirit diagnostikohet kur një tumor malinj formohet brenda indeve të gjirit. Gjëndrat nuk janë të buta, janë të parregullta, të forta dhe me shumë gjasa çojnë në kancer, por jo gjithmonë. Megjithëse 80% e të gjitha gjendrave janë beninje, ato mund të jenë indikatorë për probleme të tjera shëndetësore dhe rekomandohet konsultimi me një mjek. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.

Shenjat dhe simptomat – Kanceri në gjoks shpesh jep ndjesinë e një gjëndre të fortë dhe të parregullt, që nuk është e butë dhe nuk mund të hiqet në mënyrë manuale. Fryrja e lëkurës mund të jetë e dukshme afër zonës ku ndodhet gjëndra.

Mund të ketë dhe pak rrjedhje gjaku dhe me shumë mundësi ndryshon formën dhe masën e gjoksit. Qelizat kanceroze mund të jenë të pranishme rreth 10 vjet përpara se të bëhen një masë që mund të detektohet rreth 1 cm në diametër dhe që konsiston në rreth një bilion qeliza kanceroze.

Shkaqe të mundshme – 30 vjet më parë “Organizata Botërore e Shëndetit” deklaroi që rreth 90% e të gjitha llojeve të kancerit shkaktohen nga pesticidet, rrezatimi dhe kimikate të tjera toksikë në mjedisin tonë. Indet e gjoksit dhe tiroideve janë më të ndjeshme nga toksiciteti që vjen nga burime dietike dhe mjedisore. Indet e gjoksit janë një lloj i specializuar indesh.

Trupi ynë ruan toksinat në indet yndyrore kur nuk mund t’i thyejë apo t’i eliminojë. Reduktimi i ekspozimit ndaj toksicitetit të kimikatëve dhe reduktimi i masës toksike që ne posedojmë mund të jetë një mënyrë për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjoksit dhe llojeve të tjera.

Kush është më shumë i rrezikuar? Kategoritë e faktorëve të rriskut përfshijnë: riprodhim, stil jetese dhe kujdes shëndetësor, hormonal, mjedisor, dietik, psikologjik dhe aspekte spirituale.

Rreziku i trashëgimisë përfshin të keni një nënë ose motër me kancer në gjoks, të afërm me kancer në vezore ose një vëlla/baba me kancer prostate, të jeni me lëkurë të çelët, të keni një indeks të masës trupore më të madh se 28, peshë shumë të madhe lindjeje (8.8 lbs), gjatësi lindjeje më të madhe se 51.5 cm, peshë më të madhe se 61.6 kg dhe gjatësinë e belit dhe të ijeve më të madhe se 81.

Rrisqet e riprodhimit përfshijnë të mos pasurit fëmijë ose të keni fëmijë pas moshës 30 vjeç, dhe që kurrë të mos i keni ushqyer me gji fëmijët.
Kujdesi shëndetësor dhe stili i jetesës përfshin plakjen, densiteti i lartë i indeve të gjoksit, stili i jetesës sedentare me ushtrime jo-të rregullta fizike, përdorimi i mjekimeve me recetë si bllokues-beta, anti-depresantë triciklikë, steroide, mjekime për uljen e kolesterolit.

Klaritinë, Atarax, disa diuretikë dhe mjekime anti-kanceroze, shëndeti i dobët dentar, inflamacioni kronik, defiçienca imune, hipotiroidizmi, rrezatimi nga mamograma të ndryshme, duhanpirja, alkooli, boja e flokëve, implante gjoksi, mungesa e mineraleve dhe enzimave, infeksionet parazitike dhe toksiciteti i mëlçisë.

Rrisqet hormonale përfshijnë: një përmbajtje estrogjeni në raport 5 me 8 të estrogjenit C2-C16, raport të ulët të C2 me C4 të estrogjenit, ardhja e ciklit nën moshën 11 vjeç, menopauza te femrat më të mëdha se 52 vjeç, cikël menstrual më pak se 25 ditë, gjokse fibro-cistikë, testosteronë në rritje, prolaktinë, hormone në rritje, nivelet e insulinës, nënat e tyre që kanë pasur estrogjen të lartë gjatë shtatzanisë, hormone tiroidale të pabalancuara, nivele të larta të presionit të gjakut, kortizol i pabalancuar, nivele të ulëta të melatoninës, pilula për kontrollin e lindjeve përpara moshës 20 ose për më shumë se 5 vjet para moshës 35 vjeç, përdorimi i mjekimeve lidhur me fertilitetin, post-menopauzale dhe mbi-peshë, terapia e zvëndësimit të estrogjenit sidomos mbi 5 vjet, përdorimi i DES ose nëna që e merr gjatë shtatzanisë.

Rrisqet mjedisore përfshijnë: ekspozimin ndaj rrezatimit, fluturime të shpeshta, jetesa pranë një zone nukleare (brenda 5 miljesh), ekspozim i shpeshtë ndaj fushave elektrike dhe elektromagnetike, të punoni me elektricitetin, instalimi ose riparimi i celularëve, të flini me pajisje elektrike afër, përdorimi i batanijeve elektrike.

Të punoni në një fermë, të qënit i ekspozuar ndaj pesticideve në agrikulturë, fermë, kurse golfi dhe zona publike, të jetuarit në një zonë industriale, ekspozimi ndaj petro-kimikateve dhe gazrave, formaldehide, benzen, organoklorine, pastrues kimikë ose industrial, bimë me kimikate, mbetje toksike ose plehra, përdorimi i plastikës, zbardhues klori, të pini ujë me klor etj.

Rrisqet dietike përfshijnë: konsum të lartë mbi 30% të kalorive totale, fibra të ulëta më pak se 10 gr në ditë, të konsumoni mish çdo javë, të konsumoni produkte bulmeti, të konsumoni produkte me sheqer, të konsumoni ushqime të përpunuara, të përdorni produkte buke rregullisht, të pini kafe, të mos konsumoni ushqime soje, të mos konsumoni fruta dhe perime.

Të përdorni vajëra vegjetale, të konsumoni yndyrna shtazore, margarinë, të keni konsum të ulët të acideve yndyrore, konsum minimal frutash dhe perimesh,nëse nuk konsumoni perime si lulelakra, brokoli dhe lakra, sasi e lartë kripe, një gjendje trupore mbi-acidike, të përdorni mbajtëse dhe mbështjellëse plastike për ushqimin.

Rrisqet psikologjike përfshijnë: injorimi i nevojave personale për të kënaqur të tjerët, të keni vuajtur nga një lidhje e dështuar ose vde kja e një personi të dashur në 1-5 vitet e fundit, stres dhe pamundësi për t’u relaksuar, ose të jetoni një jetë bazuar në atë çka të tjerët mendojnë që duhet bërë por jo ajo që ju doni realisht.

Rrisqet shpirtërore përfshijnë ndjesinë e të humburit shpresën, mungesën e një qëllimi në jetë, mungesë besimi, mospërdorimi i kreativitetit, mungesa e një mbështetjeje në jetën tuaj.

Cfarë të prisni? Personat që përjetojnë ndonjë simptomë që lidhet me kancerin e gjoksit, duhet të kontaktojnë një mjek menjëherë, i cili mund të përcaktojë saktësisht diagnozën tuaj duke iu sugjeruar një kombinim trajtimesh dhe terapish që mund të jenë më efektive për ju. Mjeku do të bëjë disa analiza të hollësishme dhe teste laboratorike, duke përfshirë një studim të indeve të gjoksit dhe studime gjenetike.

Teknikat e imazherisë mund të përfshijnë mamografinë për të përcaktuar llojin e gjëndrave ose të ndonjë plage tjetër që gjendet në të, gjilpëra të vogla për të përcaktuar nëse gjëndra është cist ose tumor solid, ose ultrasound mund të përdoret në vend të gjilpërave.

Biopsia mund të përdoret për të hequr gjëndrën dhe disa nga indet përreth, por megjithatë një lloj biopsie mund të përdoret për të përcaktuar nëse është apo jo tumor. Përdorimi i termografisë ose skanimi i dritës nuk rekomandohet në këtë fazë të diagnozës, as rezonanca magnetike (MRI).

Parandalimi – Për parandalim, shmangia e faktorëve të lartpërmendur rekomandohet më së shumti. Zgjedhjet personale në dietë dhe në stil jetese janë metodat më të mira për parandalim, që gjithsecili individ i ka nën kontroll. 90% e kancerit të gjoksit, vërehet nga vetë femrat fillimisht, nëpërmjet vetë-ekzaminimit.

Vetë-ekzaminimet mujore të gjoksit dhe testimi me mamografi, ultrasound ose termografi janë mëse të rekomandueshme për të monitoruar gjendjen në indet e gjoksit.

Plani i trajtimit – Plani i trajtimit varet nga masa dhe vendi ku ndodhet tumori, nga rezultatet laboratorike dhe faza në të cilën gjendet tumori, krahas moshës së pacientes, statusit menopauzal, shëndetit në përgjithësi dhe masës së gjoksit. Janë rreth 30 lloje të ndryshme kanceri, të cilat klasifikohen në bazë të gradës dhe sesa rëndë është.

Shumë lloje kanceri fillojnë në indet e gjëndrave, rreth 86% e tyre fillojnë në kanale dhe 12% e tyre fillojnë në zonën në fund të kanaleve. Në momentin që tipi dhe lloji i kancerit diagnostikohet, mjeku do të përcaktojë trajtimin që duhet të ndiqni. Trajtimi mund të përfshijë kirurgji, kimioterapi, rrezatim dhe terapi mjekimesh, si dhe mund të përfshijë rekomandime për ndërhyrje natyrale si ndryshimet dietike dhe të stilit të jetesës.

Terapitë e mjekimeve – Një ose më shumë nga terapitë e mëposhtme  mund të jepen me recetë: -Terapia e rrezatimit: Përdorimi i rrezeve me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze dhe të parandalojë rritjen e tyre (gjithashtu dëmton dhe vr et qelizat e shëndetshme).

-Kimioterapi: Përdorimi i mjekimeve për të vra rë qelizat kanceroze (një sërë efektesh anësore) Terapia hormonale: Mban larg qelizat kancerogjene nga hormonet që i ndihmojnë të rriten (disa efekte anësore)

Antibiotikë anti-tumoralë: Vr et çdo infeksion bakterial dhe lufton tumoret (vret bakteriet beneficiale) Anti-estrogjenë: Si Tamoksifeni, i cili bllokon veprimin e estrogjenit në indet e gjoksit (efekte anësore të mundshme)

Anti-trupa monoklonale: Për të bllokuar receptorin e proteinës që prodhohet në numër të madh te femrat me kancer në gjoks (efektet anësore). Dozë të lartë progestogjenësh: (hormone steroidale)

Procedura kirurgjike dhe të tjera – Kirurgjia është trajtimi më i zakonshëm për kancerin e gjoksit. Zgjedhja e kirurgjisë përfshin të poshtë-përmendurat:

-Mastektomi: Heqja e gjoksit ose të një pjese të madhe të indeve të gjoksit; mund të ndiqet me një rikonstruksion të gjoksit.
-Lumpektomi: Heqja e tumorit dhe një sasie të vogël të indeve rreth saj, zakonisht ndiqet nga një terapi rrezatimi

-Mastektomia segmentale ose i pjesshëm: Heqja e tumorit dhe një sasie të vogël indi rreth tij, si dhe rreshtimin e muskujve të kraharorit poshtë tumorit dhe disa nga gjëndrat nën krahë. Zakonisht ndiqet nga një terapi rrezatimi.

Terapi alternative dhe plotësuese – Një plan trajtimi për kan cerin e gjoksit mund të përfshijë një sërë terapish alternative dhe plotësuese. Psikoterapia dhe grupet e suportit mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbijetesës.

Shumë specialistë në mjekësinë integrative rekomandojnë një qasje plotësuese ndaj trajtimit të kancerit, duke përdorur mjekësinë konvencionale alopatike dhe ndërhyrje naturale holistike, disa prej tyre kanë aftësinë të rrisin funksionin imunitar dhe të lehtësojnë simptomat, dhe efektet e kimioterapisë, rrezatimi dhe metodat kirurgjike.

Ushqyerja – Këshillat nutricionale përfshijnë: Eliminimi i bulmetit, mishi i kuq, sheqeri, mielli i bardhë dhe ushqimet e rafinuara, kafe, çaj, çokollata, pije të gazuara, ëmbëlsues artificialë dhe ushqime jo-organike. Të hani perime si brokoli, lakra dhe lulelakra.

Rrisni sasinë e këtyre perimeve në dietë: lakra, karrota, hudhra, limona dhe mollë. Të ndiqni një dietë me fibra të larta. Të përdorni produkte soje. Reduktimi i yndyrës dietike në më pak se 15% të totalit të kalorive

Konsumoni një dietë vegane të pasur me një shumëllojshmëri frutash organike dhe perimesh, minimumi 9 porcione në ditë. Konsumoni të paktën 50-85% të ushqimeve organike. Rrisni konsumin e fasuleve dhe drithërave të plota. Pini 8-10 gota ujë në ditë. Rrisni konsumin e fibrave në më shumë se 30 gr në ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *