Categories
Receta

Receta e ditës: Pulë me rrush, një pjatë e dytë plot shije e vlera ushqyese

4 copa gjoks pule, 50 gr gjalpë, 1 kub koncentrat perimesh, 1 lugë kafeje sheqer, vaj ulliri, 20 kokrra rrush të bardhë, 2 lugë gjelle konjak, gjysmë gote verë sherry e thatë, gjysmë gote verë marsala, majdanoz i grirë, arrë moskat, kripë e piper

Pastroni dhe lani copat e pulës, vendosini në një enë dhe pastaj shtoni verën marsala dhe atë Sherry. Shtoni pak kripë, piper e majdanoz. Lëreni mishin të marinohet për 2-3 orë. Më pas vendosini copat në një tigan, shtoni 2 lugë gjelle konjak, sheqerin dhe kokrrat e rrushit. Gatuajini për disa minuta, më pas shuajeni zjarrin.

Kullojini copat e pulës, ruajeni lëngun në të cilat i keni marinar dhe më pas skuqini në një tigan me vaj dhe pak gjalpë: Kur të jenë thuajse të gatuara, shtojuni lëngun e marinimit dhe lëreni të avullojë. Shtojini përgatitjes edhe një kub koncentrati perimesh të thërrmuar dhe gjysmë gote uji. Mbulojeni me kapak dhe gatuajeni 10 minuta në zjarr të ulët.

Pasi pula të jetë gatuar, shtoni edhe kokrrat e rrushit që gatuat më parë, shtoni kripë sipas dëshirës, pak arrë moskat, lërini disa minuta të marrin shije dhe më pas servireni pjatën sa është e ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *