Categories
Receta

RECETA për mëngjes: Sanduiç me mish pule, rrush dhe bajame

Përbërësit: 150 gram mish pule i gatuar (e ndani në pjesë të vogla), ½ qepë të kuqe
½ mollë, 5-6 kokra rrushi të ndara përgjysmë dhe pa bërthamë, një dorë bajame, ½ filxhan me kos grek, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe hudhër pluhur, kripë, piper, 8 feta bukë (mundësisht thekre), 4 gjethe lakër.

Në një tas të madh bashkoni mishin e pulës, qepën e kuqe te grirë imët, mollën e prerë kubik (pa lëkurë), rrushin, bajamet, kosin grek, lëngun e limonit, hudhrën, pak kripë e piper.

Merrni fetat e bukës, i lyeni me mbushjen që përgatitët dhe i vendosni sipër fletën e lakrës. Ndërtojeni sanduiçin tuaj me sa kate të dëshironi. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *