Categories
Receta

Receta: Supe me fara lini, shije në tryezë dhe rezultate magjike për shëndetin

Fara e linit eshte mjaft e njohur dhe e perdorur si nje bime shume e vlefshme per vlerat e saj mjekesore per mijera vite.E pasur me acidet omega3-6 -9 , proteina,minerale,vitamina,lignane (elemente antikancerogjene) , fibra etj etj eshte nje bime vlerat mjekesore te se ciles nuk kane fund.

Njihet si ulese e kolesterolit dhe sheqerit te larte,parandaluese e kan cerit,paralizmit. Ka efekt pastrues tek zorret dhe eshte e mire ne rastet e semundjeve te stomakut dhe zorreve , forcon kockat dhe sistemin imunitar,forcon kujtesen dhe sistemin nervor , njekohesisht ka veti anti depresante.

Parandalon semundjet romatizmale,rrit perqendrimin , po ashtu vlen dhe ne rastet e semundjeve te lekures dhe mbylljeve te plageve kur perdoret nga jashte.

Perdorimi: Nuk duhet ti kaloje 1,5 luge gjelle ne dite. Mund te perdoret si fare ose dhe ne forme pluhuri nese ju bezdis stomakun. Mund ta perdorni ne gjelle,supe,sallata,kos,mund ta zieni dhe ta pini si çaj etj etj. Poshte po ve nje recete supe ku perdoren fare lini.

Pergatitja per 4 veta: 4 karrota te grira ne rendegjysem tufe majdanoz i fresket i grire holle,  nje tas me kos te trashe, 5-6 gota uje, nje luge margarine bimore, 3 luge gjelle fare lini, nje e verdhe veze, nje luge mielli ezmer dritherash, kripe, piper i zi.

Se pari vini margarinen te skuqet dhe shtoni miellin dhe perizjeni ate deri sa te skuqet. Me pas shtoni ujin duke vazhduar ta perzini deri sa uji dhe mielli te bashkohen dhe te krijohet nje lloj lengu homogjen.

Menjehere pas kesaj shtoni kosin dhe vazhdoni ta perzini me te njejtin ritem.Se fundmi shtoni karrotat dhe majdanozin dhe faren e linit. Lijeni te zihet ne zjarr te lehte dhe nga fundi shtoni kripen dhe piperin e zi. Servireni te nxehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *