Shkalla e vde.kjeve të lidhura me drogën në Skoci është më e larta në Evropë, sipas një raporti të fundit nga agjencia kombëtare e statistikave. Kjo tejkalon vendet si Suedia dhe Norvegjia dhe është tre herë më shumë Mbretërina e Bashkuar në tërësi.
Vitin e kaluar u regjistruan 1,339 vde.kje të lidhura me drogën në Skoci, sipas raportit vjetor. Kjo është e barabartë me më shumë se tre vde.kje në ditë, në një vend me një popullsi prej vetëm 5.4 milionë. Gjatë dy dekadave të fundit, mosha mesatare skoceze e vde.kjeve nga droga është rritur në mënyrë të vazhdueshme nga 32 në 43.
Brezat e trau.mave – Faktori i përbashkët mes njerëzve skocezë që luftojnë me përdorimin e drogës është varfëria. “Ata nuk janë në varfëri sepse shpenzuan të gjitha paratë e tyre për drogë. Ata kurrë nuk kanë pasur para”, – ka deklaruar psikologu Robertson Smith.