Categories
Këshilla

Analiza e detajuar për llojet e qepëve: Kë do të zgjidhnit?!

Ngrini dorën nëse e pëlqeni qepën ( bashkë me erën e frymës që na jep qepa!)! Qepët nuk i shijoni vetëm në sallatat, sanduiçet, supat, etj., Ato janë shumë ushqyese dhe mund të kenë disa përfitime shëndetësore për shkak të niveleve të tyre të lartë të antioksidantëve dhe squfurit që përmbajnë.

Qepët janë të ulëta në kalori dhe jashtëzakonisht të larta në ujë, duke i bërë ato një shtesë të shkëlqyeshme të vakteve nëse përpiqeni të humbni peshë. Për më tepër, qepët janë plot me vitamina dhe minerale si vitamina C, folate, B6 dhe kalium.

Qepët e verdha- janë të shkëlqyera për gatimin e përgjithshëm, pasi janë djegëse, por më pak se qepët e bardha. Ato i shtojnë shumë shije pjatave, janë të ulëta në kalori dhe kanë 11 herë më shumë antioksidantë sesa qepët e bardha!

Qepët jeshile- Këto qepë shpesh përdoren në sallata dhe salca. Ata shijohen me pak piper dhe janë të shkëlqyeshëm për të ngrënë të papërpunuara. Ato janë jashtëzakonisht të ulëta në kalori dhe plot me mikronutriente si vitamina K dhe C & folate.

Qepët e kuqe- janë më të ëmbla se të tjerat dhe I japin një shtesë të shijshme pothuajse çdo gatimi! Ashtu si qepët e verdha, ato kanë më shumë antioksidues sesa qepët e bardha dhe janë me kalori të ulët.

Qepët e bardha – kanë një aromë të fortë dhe janë të shkëlqyera për sallatrat dhe thjesht gatimet në përgjithësi. Ndërsa kanë pak kalori dhe ka shumë ujë, qepët e bardha kanë sasinë më të vogël të antioksidantëve kur krahasohen me ato me ngjyra.

Preshi – kanë një shije të butë dhe shpesh hahet i papërpunuara ose në supra. Preshi është veçanërisht I pasur me vitaminë K1 dhe janë plot me lëndë ushqyese të tjera si vitaminë A, C, bakër dhe hekur.

Preshi përmban komponime bimore për të cilat është treguar se zvogëlojnë inflamacionin dhe presionin e gjakut dhe ato përmbajnë gjithashtu një antioksidant polifenol, kaempferol, i cili mendohet të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës.

Qepa shallot – megjithëse teknikisht nuk është një qepë e” vërtetë” qepa shallot ka një shije ekstremisht të butë, duke e përdorur në sallatë, salca, dhe ushqime.

Ato japin përfitime të mëdha në shëndetin tonë si dhe kanë nivele të larta të flavonoideve dhe antioksidantëve fenol dhe ato mund të përmirësojnë dhe sëmundjet e zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *