Categories
Këshilla

Anila tregon gabimin e të gjithëve: Ky kombinim ushqimor është i tmerrshëm!

Për asnjë moment nuk duhet të heqim dorë nga konsumi i qepës, hudhrës. Këtë ka deklaruar edhe dietologia Anila Kalleshi në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.

Ermali në këtë moment shtoi se ka përceptim se “qepa, hudhra dhe rakia janë ilaçet që kanë shqiptarët në shtëpi”, ndërsa dietologia tha se ato kane antioksidantë të fuqishëm, duke shtuar se përdorimi i tepruar duhet parë me shumë kujdes.

“Studime të shumta mijëravjeçare kanë treguar një mbrojtje të jashtëzakonshme që kemi nga qepa dhe hudhra, sepse janë dy elemente të cilët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që rrisin dhe ndihmojë sistemin tonë imunitar”, – tha Anila.

Kalleshi nga krahu tjetër vuri në dukje dhe një gabim që e bëjnë të gjithë shqiptarët: “Pilafi me mish është një përzierje e tmerrshme. Kurrë nuk duhet bërë.

Kombinimet janë shumë të rëndësishme. Nuk duhet bërë një kombinim i tillë, karbohidrate me proteina. Koha e tretjes së këtyre produkteve nuk ka lidhje me njëra-tjetrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *