Categories
Shëndeti

Gastroenteritet (diarre, të vjella) tek fëmijët, informacion i rëndësishëm për nënat

Gastroenteriti (diarre, të vjella) shoqëruar ose jo me temperaturë, vihet re më shpesh tek fëmijët. “Jo të gjitha rastet” duan trajtim spitalor, ndaj prindërit mund të kujdesen vetë në shtëpi duke shtuar në menunë e fëmijës, më shumë supë, ujë, lëngje frutash, komposto të ndryshme, si dhe duke i mbajtur fëmijët në ambiente të freskëta. Nëse simptomat si, diarreja, të vjellat dhe temperatura vazhdojnë, atëherë duhet të drejtohemi tek mjeku pediatër që ndjek fëmijën.

Simptomat – Gastroenteritet janë infeksione të traktit gastro-intenstinal, që shoqërohen me të vjella ose diarre, më së shumti tek fëmijët e vegjël. Shkaku kryesor i tyre janë konsumimi i ushqimeve të kontaminuar. Simptomat më të shpeshta të gastroenteriteve janë diarreja (feçe të ujshme dhe të shpeshta), të vjellat, temperatura, ethet dhe dhimbjet abdominale.

Gastroenteriti është një ndër shkaktarët kryesorë të humbjes së lëngjeve (dehidratimit), kryesisht tek fëmijët. Shenjat e dehidratimit përfshijnë etje, tharje goje, pakësim të urinimit, sy të futur brenda, etj. Simptomat, si gjendje gjumi, humbje e vëmendjes, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë dhe ftohje të anësive, janë tregues të një dehidratimi të rëndë.

Trajtimi – Fëmijët me gastroenterite të lehta mund të trajtohen edhe në kushte shtëpie. Trajtimi kryesor është që fëmija të vazhdojë të marrë lëngje (ujë, komposto, supë), për të zëvendësuar ato që humbet, si dhe të balancojë nevojat e trupit për lëngje.

Fëmijët me gastroenterite të cilët nuk mund të ruajnë balancën hidroelektrolitike (ekuilibrin e kripërave) të trupit, pas trajtimit në shtëpi, duhet të drejtohen në spital për të marrë lëngjet e humbura nëpërmjet perfuzioneve intravenoze. Prindërit nuk duhet të fillojnë mjekimin medikamentoz të fëmijëve të tyre pa u konsultuar me mjekun pediatër.

Këshilla për të parandaluar gastroenteritet: Konsumimi i sa më shumë lëngjeve; Përdorimi i ushqimeve të freskëta apo të sapo përgatitura;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *