Categories
Lajme

LISTA: 5 ushqimet e mira për t’u konsumuar natën vonë dhe 5 ushqimet e këqija

Ka një numër arsyesh që njerëzit hanë pas darkës, qoftë për shkak të mërzisë, stresit, dëshirës ose urisë fizike. Por, ka gjithashtu shumë konfuzion nëse duhet të hamë pas darkës. Por, nëse e kemi të pamundur ta shmangim urinë apo nepsin në orët e vona, cilat janë ushqimet më të mira për t’u konsumuar vonë?

Mund të keni dëgjuar se ngrënia pas orës 20:00 nuk ju bën mirë, edhe pse ka edhe nga ata që thonë se nuk ka të bëjë me orën, por me atë që hani. Sipas studimeve, të rëndësishme janë të dyja. Koha, cilësia e ushqimit dhe sasia e ushqimit, të gjitha ndikojnë nëse konsumimi pas darkës ka efekte pozitive ose negative në shëndet.

Megjithatë, duhet të dini se nuk është gabim të hani pas darkës, por zgjidhni ushqime me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme, në vend të ushqimeve me sheqer dhe yndyrë. Më poshtë janë pesë nga ushqimet më të mira dhe më të këqija për t’i konsumuar natën vonë.

5 ushqimet më të mira për t’u konsumuar natën vonë: Djathë, Arra dhe fruta të tjera të thata, Kos grek me fruta, Kokoshka, Bukë e thekur me gjalpë kikiriku.

5 ushqimet më të këqija për t’u konsumuar natën vonë: Picat, Drithërat me sheqer, Patatinat, Ëmbëlsirat, Ushqimet pikante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *