Categories
Lajme

Njollat kafe në fytyrë, Anila Kalleshi ju jep recetën që duhet të përdorni

Njollat kafe në fytyrë janë një stres i vërtetë. Ato shfaqen për shkak të shpërndarjes në mënyrë të pabarabartë të melaninës në dërmën e lëkurës, nën veprimin e rrezatimit ultravjollcë.

Maska me uthull molle dhe lëng qepe – Për shkak të përmbajtjes së lartë të aciditetit, uthulla dhe qepa japin rezultat të dukshëm në zbehjen e njollave të errëta në fytyrë.

Acidet që kanë në përmbajtje këta dy përbërës, veprojnë për të ndaluar oksidimin e lëkurës, që çon në krijimin e njollave kafe, por në të njëjtën kohë edhe shpërndan melaninën në mënyrë të barabartë, duke bërë që njollat e diellit të zhduken shpejt.

Çfarë ju nevojitet: 1 lugë gjelle uthull, 1 lugë gjelle lëng qepe. Përdorimi: I përzieni të dyja dhe aplikojeni maskën në fytyrë.. E lini të veprojë për 30 minuta (jo më shumë sepse mund të thajë lëkurën). Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *