Përbërësit: 1 kastravec, 1 filxhan qumësht, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 gotë kos, 4 kuba akulli, kripë, piper
Lajmë kastravecin dhe e presim me copa të vogla (pa lëkurë). Në një mikser hedhim të gjithë përbërësit. I përpunojmë derisa të përftojmë një masë homogjene. E shërbejmë smoothie-n me një copë kastraveci sipër.
Uroj t’ju pëlqejë. Nëse e përgatisni në shtëpi, më thoni se si ju është dukur dhe nëse do e përgatisni sërish.