Categories
Këshilla

Përgjigjja ime për rreziqet e obezitetit, gjithçka e shpjeguar me detaje

Cilat janë shkaqet apo faktorët që çojnë në obezitet dhe cilat janë rreziqet e obezitetit? Nga përvoja e juaj si dietologe, përqindja më e madhe e obezitetit është e pranishme tek femrat apo tek meshkujt?

Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike. Shumë faktorë gjenetikë, fiziologjikë dhe të sjelljes ndaj ushqimit luajnë një rol në etiologjinë e obezitetit.

Dihet që dieta dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit si dhe çrregullimeve që lidhen me të si p.sh. hipertensioni, sëmundjet kardiake dhe diabeti. Në nivel individual, obeziteti është sasia e yndyrës së trupit – veçanërisht indi dhjamor. S

hpërndarja zonale e indit dhjamor është e rëndësishme për të kuptuar se si obeziteti lidhet me disa nga co-morbiditetet shoqëruese. Yndyra e tepërt në zonën qendrore të trupit ose në pjesën e barkut shpesh korrespondon me rritjen e vde kshmërisë dhe rrezikun e sëmundjeve.

Një parim themelor i të ushqyerit dhe metabolizmit është që ndryshimi i peshës së trupit është i lidhur me një çekuilibër midis përmbajtjes së energjisë së ushqimit të ngrënë dhe energjisë së shpenzuar nga trupi për të jetuar dhe për të kryer punë fizike.

Për të ruajtur një peshë të qëndrueshme të trupit, me kalimin e kohës, energjia e marrë duhet të jetë ekzaktësisht e barabartë me energjinë e shpenzuar. Sa më shumë të kuptohet për etiologjinë e obezitetit, aq më shumë shfaqet ajo. Mbipesha dhe obeziteti janë rezultat i mosbalancimit të energjisë për një periudhë të gjatë kohore.

Shkaku i mosbalancimit të energjisë për secilin individ mund të jetë si rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Sjelljet individuale, faktorët mjedisorë dhe gjenetikë, të gjitha kontribuojnë në kompleksitetin e epidemisë së obezitetit.

Përpjekje të mëdha janë duke u shqyrtuar në komunitetin shkencor për t’u përqendruar në secilën prej këtyre fushave, por më pak përpjekje për t’u integruar midis fushave! Personalisht mendoj që femrat janë më të kujdesshme për format trupore. / Shkëputur nga intervista ime për gazetën Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *