Categories
Lajme

Si të përgatisni japrakë me gjethe rrushi fiks si gjyshja

Përbërësit: 40 gjethe rrushi, 1 gote oriz, 5-6 qepë të njoma, një tufë majdanoz, 2 filxhanë kafeje vaj ulliri, një filxhan çaji me mish të grirë (sipas dëshirës), lëngu i një kokrre limoni, nenexhik, kripë, kopër

Pastroni gjethet e rrushit dhe lërini të ziejnë për 8-10 minuta. Kullojini dhe hapini ndërkohë që janë ende të nxehta sepse kur ftohen, gjethet ngjiten me njëra-tjetrën. Pasi t’i keni pastruar dhe grirë, qepët e njoma skuqini në një tigan me vaj ulliri dhe më pas, shtoni orizin dhe mishin e grirë.

Vijoni skuqjen dhe shtoni kripën, koprën dhe nenexhikun. Pas pak minutash, hiqeni tiganin nga zjarri. Gjetheve të rrushit prijini bishtat dhe vendosini në mes një lugë gjelle nga mbushja. Më pas mbështillenin në formë roleje duke mbledhur fillimisht anët. Në një tenxhere, shtroni disa gjethe rrushi dhe mbi to vendosni japrakët e përgatitur. Hidhini kripë, një gotë e gjysmë ujë dhe vaj ulliri. Vendosini përispër një pjatë dhe lërini të ziejnë derisa të pijnë ujin. Vendosini në pjatë dhe shërbejini me pak lëng limoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *