Categories
Receta

Sugjerimi për drekën: Rigatoni me ricotta, rukola dhe limon

Kjo recetë me makarona, ricotta, limon është pjata perfekte për një vakt të shpejtë dhe të lehtë. Përbërës të thjeshtë, të freskët, shije e mrekullueshme dhe një përpjekje minimale.

Produktet kryesore: 500 g Rigatoni, 250 g Ricotta, 90 g Djath Parmesan, 1 lugë caji Lëkurë limoni, lëngu i 1 Limoni, 40 g Rukola, Vaj ulliri. Kripë. Piper i zi. Borzilok i freskët. Spec djegës i prerë.

Ziejini makaronat sipas udhëzimeve të paketimit, dhe ruani pak nga uji i makaronave (gjysëm gote uji). Kullojini makaronat dhe lërini mënjanë.

Në të njëjtën tenxhere pregatisni salcën. Shtoni fillimisht vaj ulliri dhe hudhrat e qërruara dhe përziejini derisa hudhra të filloj të lëshojë aromë, më pas shtoni ricotën, parmesan-in, lëvoren e limonit dhe lëngun, kripën dhe piperin, lëngun e makaronave dhe përzieni derisa të kombinohen mirë.

Kur salca të jetë gati, shtoni në to makaronat dhe përziejini mirë. Në fund largojeni nga zjarri dhe shtoni rukolën. Përziejini dhe servireni të ngrohtë të shoqëruara sipër me djath parmesan dhe specë djegës të grirë imët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *