Categories
Këshilla

Vitaminat që i duhen trupit tuaj në varësi të çdo moshe

Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.

Vitamina C dhe ajo D janë padyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe të ushqyer.

Si ndikon në organizëm? Më shumë vitaminë E në pjatën tuaj do të thotë më shumë antioksidantë dhe vlera për të gjithë organizmin. Kjo vitaminë është një nga katër vitaminat e pasura me yndyra të shëndetshme bashkë me atë A, D dhe K.

Kjo do të thotë se yndyrat e shëndetshme magazinohen dhe ruhen në trup duke ju dhënë ushqyesit e nevojshëm. Kështu ju do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Sipas një studimi të vitit 2018, vitamina E është e suksesshme në luftimin e infeksioneve dhe baktereve të këqija në trup duke mbrojtur kështu organizmin tuaj.

Sa gramë ju duhet në ditë? Për mosha të ndryshme ka sasi të ndryshme dhe ekspertët rekomandojnë t’i ndiqni me kujdes këto limite.
Për bebet – Për bebet rekomandohet rreth 4 mg në ditë, për fëmijët nga 7-12 muaj 5 mg vitaminë E në ditë dhe nga 1 deri në 3 vjeç 6 mg në ditë.

Për fëmijët – Ekspertët këshillojnë që për fëmijët nga 4-8 vjeç të marrin një sasi prej 7 mg në ditë ndërsa për ata nga 9-13 vjeç 11 mg në ditë.
Për të rriturit – Si për burrat ashtu dhe për gratë mbi 18 vjeç rekomandohet rreth 15 mg vitaminë E në ditë.

Ushqimet ku e gjeni – Tek ushqimet e pasura me vitaminë E futen të gjithë arroret pra bajamet, arrat, lajthitë apo farat e lulediellit. Gjithashtu e gjeni tek barishtet si kale, spinaq por edhe ushqime si brokoli dhe orizi kaf. Në vetëm 28 gramë bajame do të merrni 6.8 mg vitaminë E në ditë që për një person të rritur është 45 për qind e vlerave ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *