Categories
Lajme

Pse duhet t’i ruajmë dhe të gatuajmë me lëkurat e hudhrës

Hudhrat e përmirësojnë shumë shijen e pjatave tona, përpos vlerave ushqimore që kanë. Por ne i përdorim të qëruara dhe lëkurat e tyre i hedhim në plehra. Ky është një gabim!

Lëkurat e hudhrave nuk duhen hedhur në plehra, janë diçka që mund të gatuhen dhe mund të marrim shumë shije prej tyre. Përdorimi i tyre e çon në një tjetër nivel përdorimin e hudhrës në receta. Nëse ju duhet të grini apo të shtypni hudhra, futini lëkurat e tyre në një qese dhe ngrijini në frigorifer. Herës tjetër që do të bëni brodo perimesh ose mishi, mund t’i shtoni dhe ato. Futini bashkë me erëzat e tjera në një napë djathi në mënyrë që të mos e keni të vështirë t’i largoni nga bordoja më pas.

Lëkurat e hudhrave kanë benefite për shëndetin gjithashtu. Përmbajnë vitaminë A dhe C si dhe antioksidantë me veti anti-inflmatore si fenilpropanoidet. Mund t’i shtypni lëkurat e hudhrës me një mortajë dhe t’i shtoni në brumin e bukës për ta pasuruar atë me nutrinetë. Lëkura e hudhrës është shume e dobishme kur piqni hudhrat sepse mund ta mbani kokën të paprekur dhe të merrni aq thelpinj sa dëshironi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *