Përbërësit: 200 gram oriz, 200 gram proshutë pule, 200 gram kastraveca turshi, 3 vezë të ziera, 1 tufë majdanoz, pak ajkë kosi të trashë, kripë dhe piper i zi
Pasi e kemi zierë orizin, e hedhim në një enë të madhe qelqi. I shtojmë kastravecat turshi të prera në copa të vogla, vezët, majdanozin, kripën, piperin e zi dhe proshutën e pulës. Më pas i hedhin ajkën e kosit. I përziejmë mirë me lugë masën e krijuar dhe e shërbejmë në pjata të mëdha dhe të cekëta. Sallata është gati për t’u shijuar!