Categories
Këshilla

Si të shpëtoni nga variçet në kushte shtëpie

Variçet kanë tendencën të krijohen dhe zhvillohen kur valvula të vogla brenda variçeve tona nuk e kryejnë më funksionin e tyre të mëparshëm. Venat janë struktura të buta, nuk kanë mure mbrojtëse dhe presioni i ushtruar shkakton zgjerimin e tyre ndërsa kalon gjaku. Por si mund t’i kurojmë ato në mënyrë natyrale?

Farat e domateve – Pjesa e brendshme e domates bën efektin e aspirinës dhe nëse e aplikoni çdo ditë në variçet tuaja do të parandaloni zhvillimin apo përkeqësimin e tyre. Lyejini këmbët rreth 4 herë në ditë për të paktën 2 muaj me radhë.

Vaj ulliri – Mes qindra përfitimeve që marrim nga vaji i ullirit, roli i tij si anti-inflamator është posaçerisht për kurimin e variçeve. Në përbërje të tij ka vitaminë E, minerale dhe Omega 3.

Limon, hudhër dhe vaj ulliri – Merrni disa thelpinj hudhër dhe shtypeni derisa të kthehen në formë mase. Pastaj hidhni pak vaj ulliri dhe limon. Lërini për 10-12 orë dhe më pas me anën e një pambuku aplikojeni në atë zonë 2 herë në ditë për të paktën 1 muaj.

Lakra – Lakra ndihmon gjithashtu në përmirësimin dhe forcimin e venave. Merrni 3 shtresa të saj dhe vendosini në një blender. Me lëngun që do të përftohet lyejini këmbët 3 herë në ditë.

Majdanoz dhe ujë trëndafili – Merrni një dorë majdanoz dhe vendoseni në një tigan. Shtoni pak ujë aty dhe lërini të ziej për 5 minuta. Hiqeni nga soba, mbulojeni dhe lëreni ashtu derisa të ftohet pak. Merrni lëngun e lëshuar nga majdanozi dhe miksojeni me ujin e trëndafilit. Me pambuk lyeni zonën më të dukshme me varçe për rreth 2 herë në ditë për muaj. Më pas shpëlajeni këmbën me ujë të vakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *