Categories
Lajme

Tuli i rrushit është një kurë fantastike pas ekspozimit në diell

Përveç një nga frutat primare, rrushi shërben edhe për përdorim të jashtëm, pasi ka shumëllojshmëri efektesh të dobishme. Në disa vende evropiane rrënjët e tij janë përdorur për të kuruar sëmundje të ndryshme të lëkurës si dhe çrregullimet në sy. Gjithashtu, rrënjët e tij kanë shërbyer si parandaluese në rastet e hemorragjisë së jashtme, por edhe për të lehtësuar dhimbjen lokale nga djegiet.

Sot, rrushi dhe farat e tij përdoren gjerësisht në shumë trajtime antiplakje, kujdesi ndaj fytyrës, trupi dhe flokësh. Në shumë Spa madje ofrohen trajtime të shumëllojshme më rrush për fytyrën dhe trupin. Ja disa nga përdorimet e tij:

Pastrim fytyre – Lëngu i rrushit është një nga pastruesit më të mirë që mund të përdoren për fytyrën. Pastroheni rrushin dhe me tulin bëni një masazh të lehtë në fytyrë. Më pas shpëlani me ujë të vakur, të rrjedhshëm.

Për fytyrën, pas ekspozimit në diell, 1 filxhan kokrra rrushi, 1 lugë mjaltë, 1 e verdhë veze

Pasi të shtypni rrushin, përziejeni me mjaltin dhe me të verdhën e vezës. Vendoseni këtë maskë në fytyrë të pastër për 15 minuta. Më pas shpëlai me ujë të vakët.

Për rrudhat: Në pjesët e fytyrës që janë shfaqur rrudhat, vetëm me tulin e rrushit masazhoni dhe lereni për 20 minuta. Më pas shpëlani me ujë të vakur. Përsëriteni këtë procedurë sa më shpesh të keni mundësi, duke mos harruar të pini shumë ujë gjatë ditës, të hani shumë fruta dhe perime dhe të flini të paktën 8 orë në ditë. Fytyra do të rigjallërohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *