Categories
Këshilla

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.

Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.

Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme

Studimet e reja tregojnë se ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit.

Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit. Ndihmon metabolizmin dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Ul sasinë e kolesterolit “të keq” në gjak, që rezulton në uljen e sëmundjeve të zemrës. Rrit sasinë e kolesterolit “të mirë”, duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.

Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës.

Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e hemimit me ushqime, i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë glistrat e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji, ka temperaturë në shkallë më të lartë dhe efekt më të madh në zberthimin e substancave.

Vaji i ullirit mund të nxirrët dhe me anë të procesit të ndarjes së ujit dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë më e butë dhe më efikase. Të gjitha llojet e e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve( thinjat).

Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në rastë të djegies së lëkurës e pengon krijimin e flluskave, fshikave në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatimet herpetike dhe për disa gjëndjë alergjike të lëkurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *