Categories
Këshilla

Bishtat e qershive, vlerat dhe vetitë e tyre për zemrën dhe veshkat

Nëse deri dje pasi konsumonit frutin e qershisë bishtat i hidhnit, ne ju themi të mos e bëni më. Bishtat e qershive kanë veti të mëdha kurative si dhe përdoren edhe në formën e çajit, i cili shëron dhe parandalon një sërë semundjesh.

Këto bishta përmbajnë vitaminë A, B1 dhe C dhe janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Karakteristikë e bishtave të qershive është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut. Bishtat e qershive bëjnë mrekulli në rastin e krijimit të gurëve në veshka.

Vlerat e çajit të bishtave të qershive: 1. Pastron gjakun. 2. Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe shëron infeksionet urinare. 3. Ul kolesterolin në gjak

4. Largon lëngjet e tepërta nga trupi. 5. Ka efekt qetësues. 6. Shuan etjen. 7. Kuron mëlcinë. 8. Ndihmon në rënien në peshë. 9. Ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *