Categories
Lajme

Çfarë duhet të dini për farat e susamit, dobitë e tyre për shëndetin tonë

Farat e susamit konsiderohen si ushqim mjaft i shëndetshëm. 100 gr fara përmbajnë 573 kalori, edhepse pjesa më e madhe e kalorive të saj vjen nga yndyrnat, susami përmban edhe vlera tjera ushqyese si minerale, antioksidantë dhe vitamina.

Farat e susamit janë të pasura kryesisht me mono-acide yndyrore të pangopura, acid oleik. Acidi oleik ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e kolesterolit të mirë në gjak. Farat e susamit janë gjithashtu burime të vlefshme të proteinave dietike me aminoacide cilësore që janë të domosdoshme për rritje, sidomos tek fëmijët.

Vetëm 100 gr fara sigurojnë rreth 18 gr proteina, 32% të vlerave të rekomanduar në bazë ditore. Farate susamit përmbajnë shumë komponime shëndetësore siç është sesamol (3,4 – metilen-dioxyphenol), sesaminol, furil-methanthiol, guajacol. Sesamoli dhe sesaminoli janë antioksidantë fenolik.

Së bashku, këto perberes ndihmojnë në largimin e radikaleve të dëmshme nga trupi i njeriut. Susami është një ndër farat e pasur me vitamina cilësore si dhe minerale. Janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminave B-kompleks, vitamina të tilla si niacin, acid folik, vitamin B1 (thiamin), vitamin B6 (pyridoxine) dhe riboflavina. 100 gr fara susam përmbajnë 97 mg të acidit folik, rreth 25% të marrjes së rekomanduar ditore.

Acidi folik është thelbësor për sintezën e ADN-së. konsumi i tyre nga nënat e ardhshme që dëshirojnë të konceptohen, ndikon në parandalimin e defekteve të tubit nervor tek të sapolindurit. Niacina është një tjetër vitaminë B-komplekse që gjendet në sasi të lartë tek susami. Rreth 4.5 mg apo 28% i nivelit të përditshëm të niacinit ofrohet me 100 gr fara të tilla.

Niacini ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, ajo rrit aktivitetin brenda trurit, gjë që ndihmon në uljen e ankthit dhe neurozës. Farat janë burime të pasura me minerale esenciale. Kalciumi, bakri, hekuri, mangani, zinku, magnezi dhe seleni janë të përqëndruara kryesisht tek fara e susamit.

Shumë nga këto minerale kanë një rol të posaçëm në mineralizimin e eshtrave, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimeve, prodhimin e hormoneve si dhe rregullimin e aktivitetit të zemrës dhe muskujve.

Vetëm një grusht fara susami në ditë siguron nivelin e mjaftueshëm që rekomandohet në bazë ditore, duke përfshirë antioksidantë fenolik, minerale, vitamina dhe proteina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *