Categories
Këshilla

Diabeti dhe llojet e tij, e shpjeguar me detaje se çfarë duhet të dini!

Diabeti (gjendje e njohur si diabet mellitus) është një çrregullim i zakonshëm kronik që shënohet nga nivelet e larta të sheqerit në gjak (glukoza). Duke marrë parasysh që glukoza është esenciale për energjinë, që mund të tingëllojë si diçka e keqe, por nivelet e glukozës mbi rangun normal janë toksike për qelizat tuaja dhe ndikon në shumë pjesë të trupit në mënyrë serioze.

Rreth 26 milionë amerikanë kanë diabet dhe rreth 79 milion të rritur kanë nivele të larta të sheqerit në gjak duke i vënë kështu në rrezik për shfaqjen e diabetit. Së bashku, bëhet fjalë për rreth një në tre amerikanë.

Të mësoni që keni diabet mund të jetë stresuese, madje dhe traumatike. Kjo është e kuptueshme:  diabeti zakonisht nuk mund të kurohet; megjithëse humbja e peshës së tepërt dhe mbajtja e asaj peshe mund të ndikojë te sëmundja në disa raste.

Me shumë gjasa do të përballeni me diabetin në pjesën e mbetur të jetës dhe kjo do të ndryshojë pothuajse çdo aspekt të jetës suaj të përditshme, duke përfshirë ushqimin që konsumoni dhe aktivitetet që ndiqni.

Përpos faktit që ju duhet një vëmendje e veçantë ndaj dietës dhe ushtrimeve, ju ndoshta duhet të testoni nivelet e glukozës në gj ak disa herë në ditë dhe të merrni mjekime orale ose injeksione insuline një apo më shumë herë.

Mund t’ju duhet të merrni aspirinë çdo ditë ose mjekime për presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit për të reduktuar rrezi kun për inf arkt në zemër.

Nën këto rrethana, mund të jetë tunduese të injoroni problemin. Por nëse nuk e trajtoni si duhet këtë gjendje shëndetësore, vetëm sa e përkeqësoni akoma dhe më shumë gjendjen, duke çuar në episode të rrezikshme të hiperglicemisë (nivele të larta të sheqerit në gjak), ketoacidosis (një gjendje anormale metabolike) dhe hipoglicemia (nivelet e ulëta të sheqerit në gjak).

Mund të rezultojë në komplikacione të ndryshme afatgjatë si verbëri, dështim të funksionit të veshkave, amputim dhe sëmundje të zemrës.  Njerëzit që jetojnë një jetë të shëndetshme dhe ato që e pranojnë këtë çrregullim si pjesë të tyren, mësojnë për të sa kanë mundësi, punojnë fort për të kontrolluar nivelet e tyre të glukozës në gjak dhe faktorë të tjerë rrisku për komplikacionet e diabetit, si presioni i lartë i gjakut.

Lajmi i mirë është që është e mundur të menaxhoni diabetin si duhet me një kombinim të një stili jetese të shëndetshëm dhe mjekime, kështu që mund të shijoni një shëndet të mirë dhe të parandaloni ose të vononi komplikacionet që shfaqen nga kjo sëmundje.

Si trupi copëzon sheqerin – Për të kuptuar diabetin, duhet të kuptoni bazën se si trupi juaj metabolizon (copëzon) karbohidratet. Shumë qeliza në trupin tuaj kanë nevojë për sheqerin si burim energjie.

Kur ju konsumoni ushqime të pasura në karbohidrate –jo thjesht bukë, makarona dhe kekë por gjithashtu fruta, perime dhe bishtajore-sistemi juaj tretës copëzon karbohidratet në sheqerna të thjeshta si glukoza, i cili udhëton në dhe përmes qarkullimit tuaj të gjakut për ushqyer dhe energjizuar qelizat.

Një pikë kyçe në metabolizimin e sheqerit është pankreasi, një gjendër në formë peshku prapa stomakut dhe mëlçisë. Pankreasi ka dy role. Fillimisht, prodhon enzima që rrjedhin në zorrën e vogël dhe ndihmojnë në copëzimin e lëndëve ushqyese-proteina, karbohidrate dhe yndyrna- kështu që ato mund të absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe të sigurojnë energji dhe “materiale” ndërtuese për qelizat e trupit.

Brenda pankreasit, grumbuj të vogla qelizash të quajtura “ishujt e Langerhans-it” janë përgjegjëse për prodhimin e këtyre hormoneve. Ishujt përmbajnë qeliza beta, të cilat sekretojnë hormonin insulinë dhe qeliza alfa, të cilat prodhojnë hormonin glukagon.

Këto hormone në përgjithësi kanë veprime të kundërta, por të dyja janë të rëndësishme për rregullimin e përdorimit të sheqerit , yndyrës dhe proteinës në trup. Insulina çlirohet nga qelizat beta si përgjigje ndaj rritjes së niveleve të sheqerit në gjak pasi keni ngrënë.

Duke drejtuar mëlçinë dhe qelizat e muskujve drejt absorbimit të sheqerit nga gjaku, insulina promovon ruajtjen e lëndëve ushqyese dhe parandalon rritjen e lartë të niveleve të sheqerit në gjak.

Gjithashtu rrit marrjen e amino-acideve (“blloqeve” ndërtuese të proteinës)  dhe acideve yndyrore (“blloqeve” ndërtuese të yndyrës) në proteinë dhe rezerva yndyrore, respektivisht. Insulina  promovon ruajtjen e energjisë dhe rritjen qelizore.

-Glukagoni: Mëlçia konverton glukozën që nuk është e nevojshme menjëherë për energji në një molekulë ruajtëse të quajtur glikogjen. Kur nivelet e glukozës në gjak bien shumë poshtë, sekretimi i insulinës bie dhe pankreasi juaj çliron hormonin glukagon, i cili nxit mëlçinë të ri-konvertojë glikogjenin e ruajtur në glukozë dhe e liron atë në qarkullimin e gjakut.

Zakonisht nivelet e insulinës dhe glukagonit janë të koordinuara si duhet për të mbajtur nivelet e glukozës në gjak në një ritëm normal. Kjo është e rëndësishme sepse disa organe të caktuara, si truri dhe veshkat , varen nga një furnizim i qëndrueshëm i glukozës.

Si zhvillohet diabeti: Diabeti zhvillohet kur procesi normal i copëzimit të sheqernave ndikohet , duke parandaluar qelizat të marrin energjinë që atyre ju duhet për të funksionuar si duhet.

Metabolizmi normal i glukozës: Energji për qelizat e trupit të siguruar nga ushqimi. Karbohidratet në ushqim konvertohen në sheqerna të thjeshta (si glukoza). Në momentin që nivelet e glukozës në gjak fillojnë të rriten, pankreasi prodhon insulinë.

Insulina ndihmon muskujt dhe mëlçinë të absorbojë glukozën që të përdoret për energji. Absorbimi normal i glukozës: Insulina lidhet me receptorët në membranën e qelizës , ashtu si çelësi ka kyçin e tij, duke aktivizuar transportuesit e glukozës:

Insulina lidhet me një receptor. Një transportues glukoze shtrihet përgjatë sipërfaqes së qelizës. Tranportuesi i glukozës lëviz në membranën qelizore dhe lidhet me një molekulë glukoze nga qarkullimi i gjakut. Glukoza hyn në qelizë.

Tipi 1 i diabetit: Sistemi imunitar “sulmon” aftësinë e pankreasit për të prodhuar insulinë (do të thotë që nuk ka më “çelësa”). Glukoza dhe lëndë ushqyese të tjera nuk mund të hyjnë në qeliza, kështu që ato mbeten në qarkullimin e gjakut.

Tipi 2 i diabetit: Qelizat zhvillojnë një rezistencë ndaj insulinës. Edhe pse çelësi i insulinës përshtatet, nuk e hap si duhet “derën” drejt glukozës, (që do të thotë, që më pak transportues glukoze janë të mobilizuar).  Glukoza ndërtohet në qarkullimin e gjakut.

Kush duhet të testohet për diabet: “American Diabetes Association” (ADA) rekomandon që të gjithë të rriturit duhet të testohen për diabet në fillim të moshës 45 vjeç. Nëse jeni ndërmjet moshës 18 dhe 45 vjeç dhe keni një indeks të masës trupore (BMI) 25 ose më të lartë, duhet të testoheni nëse keni një apo më shumë nga faktorët e rriskut të përmendura më poshtë.

Keni një nënë, baba, vëlla apo motër me diabet. Jeni fizikisht jo-aktiv. Keni lindur një bebe që peshonte më shumë se 4 kile (9 pounds), ose kishit diabet përgjatë shtatzanisë “diabeti gestational”. Keni presion gjaku në vlera 140/90 mm Hg ose më të lartë, ose po përdorni mjekime për të ulur presionin e lartë të gjakut.

Ju keni nivele  anormale të lipideve(yndyrës) në gjak, si nivelet e kolesterolit HDL nën 35 mg/dL ose nivele trigliceridesh mbi 250 mg/dL. Nqs keni pasur tolerancë të dëmtuar të glukozës ose fasting të dëmtuar të glukozës kur jeni testuar më parë për diabet. Keni sindromën policistike të mitrës ose një histori me probleme vaskulare. Niveli juaj i HbAIc është më i lartë se 5.7%.

Një pankreas që funksionon normalisht siguron një furnizim të qëndrueshëm me lëndë ushqyese për trupin. Te njerëzit e shëndetshëm, insulina parandalon një rritje të lartë të sheqerit në gjak pasi keni ngrënë, duke ndihmuar qelizat muskulore të marrin glukozë. Nivelet normale të sheqerit në gjak përpara mëngjesit zakonisht janë rreth 70-100 miligramë për decilitër (mg/dL). Nivelet normale të sheqerit në gjak rrallë kalojnë normën 140 mg/dL, edhe pas një vakti.

Tipi 2 i diabetit: Forma më e zakonshme e diabetit, duke përllogaritur rreth 90% të rasteve është tipi 2 i diabetit-që dikur është quajtur diabeti i të rriturve apo diabet mellitus i pavarur nga insulina. Vjen si rezultat i një kombinimi anomalish. Fillimisht qelizat e trupit i përgjigjen më pak insulinës-një problem i njohur si rezistenca e insulinës.

Pankreasi zakonisht turret të kompesojë këtë rezistencë duke pompuar më shumë insulinë. Për shumë njerëz që kanë rezistencë të insulinës, nivelet e sheqerit në gjak qëndrojnë brenda një rangu normal. Po për disa njerëz, pankreasi eventualisht dështon të përballojë kërkesën në rritje dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten pasi keni ngrënë.

Fillimisht, nivelet e sheqerit në gjak mund të jenë paksa lart rangut normal, por jo aq të larta sa të diagnostikohen si diabet. Prandaj ato bien në një kategori që quhet “pre-diabet”. Në përgjithësi, gjysma e njerëzve me pre-diabet, ka gjasa të zhvillojë sëmundjen e diabetit, tipi 2.

Edhe nëse keni pre-diabet apo ndonjë formë tjetër të diabetit, problemi qëndron te furnizimi dhe kërkesa:  pankreasi furnizon shumë pak insulinë në krahasim  me kërkesën në rritje që ndodh gjatë rezistencës së insulinës. Për këtë arsye, njerëzit me diabet trajtohen me terapi që reduktojnë kërkesën e trupit për insulinë ose rrisin furnizimin me insulinë, duke përfshirë:

Një dietë të pasur me fibra, e cila redukton rritjen kulminante të sheqerit në gjak. Ushtrimet, të cilat shkaktojnë që qelizat të “zbusin” sheqerin nga qarkullimi i gjakut për energji. Mjekimet, të cilat ose i bëjnë qelizat më pak rezistente ndaj insulinës ose rrisin furnizimin me insulinë. Insulinën në vetvete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *