Categories
Lajme

Infermierja kapet mat, zëvendësonte vaksínën me ujë fiziologjik

Autoritetet në gjermaninë veriore i kanë bërë apel mijëra njerëzve të marrin një tjetër dozë vaksine anti covid pasi një hetim i polícisë, doli në përfundimin se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’u kishte injektuar ujë fiziologjik.

Infermierja dyshohet se ka injektuar ujë me kripë në vend të dozave të vaksínës, në një qendër në Friesland, një rajon rural afër brigjeve të detit të veriut, në fillim të pranverës.

Unë jam totalisht i shikuar nga ky episod, tha një zyrtar lokal ndërsa autoritetet lëshuan një apel për rreth 8600 persona që mund të jenë prekur që të vijnë të marrin një dozë vaksíne. Ndërsa uji fiziologjik është i padëmshëm, pjesa më e madhe e njerëzve që janë vaksinuar në gjermani në mars dhe në prill, kur edhe mendohet se ka ndodhur këmbimi, janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për tu prekur nga Covid-19.

Hetuesit e polícisë thanë se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, kishte një rrezik të arsyeshëm. Motivi që e ka shtyrë infermieren të bënte këtë gjë, nuk është i qartë, por ajo ishte shfaqur disa herë skeptike për vaksínat në postimet në mediat sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *