Categories
Këshilla

Lulja e lulekuqes, parandalon disa sëmundje dhe shërben për shëndet të plotë

Këto fara përmbajnë shumë komponime kimike që kanë vlerë të antioksidantëve, parandalojnë sëmundjet dhe garantojnë shëndet të plotë. Aroma e tyre unike dhe shija e këndshme vjen për shkak të acideve yndyrore dhe vajrave esenciale, të cilat përbëjnë rreth 50% të peshës neto.

Këto fara janë veçanërisht të pasura me acid oleik dhe linoleik dhe acide yndyrore që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Ndërkaq, lëvorja e jashtme e këtyre farave është një burim i mirë i fijeve dietike. 100 gr fara të papërpunuara sigurojnë 19.5 gr ose 51% të nivelit të rekomanduar ditor të fibrave.

Pjesa më e madhe e këtyre fibrave ndihmon në përthithjen e ushqimit dhe në këtë mënyrë duke lehtësuar problemin e kapsllëkut.Përveç kësaj, fibrat dietike lidhen edhe me kripërat biliare (produkt i kolesterolit) dhe uljen e absorbimit të tyre në zorrë. Kështu ajo ndihmon në rënien e mëtejshme të niveleve të kolesterolit në gjak.

Këto fara janë burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks, si thiamin, acidi pantotenik, pirodiksin, riboflavin, niacin dhe acidi folik. Farat e lulëkuqes përmbajnë gjithashtu nivele të mineraleve si hekur, bakër, kalcium, kalium, mangan, zink dhe magnez. Bakri shfrytëzohet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Zinku është një bashkë-faktor në shumë enzime që rregullojnë rritjen dhe zhvillimin, prodhimin e spermës, tretjen dhe sintezën e acidit nukleik. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore, që ndihmojnë kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.

Farat e thata përmbajnë nivele shumë të vogla të alkaloideve me përmbajtje opiumi, si morfinë, thebaine, codiene, papaverine etj. Kur konsumohen në ushqim, këto komponime prodhojnë efekt minimal në sistemin nervor të njeriut.

Këto kimikate janë gjetur që të kenë efekte të dobishme për trupin e njeriut, zbusin nervozizmin nervor, veprojnë si qetësues dhe zvogëlojnë dhimbjet. Ekstrakti i nxjerrë nga këto fara, është shumë i dobishëm në farmaci dhe ilaçe tradicionale.

Farat e lulëkuqes përdoren mbi të gjitha, si element shtues dhe dekorativ në përgatitjen e bukës, krakersave, tortave dhe biskotave. Janë nga përbërësit tipikë që përdoren shpesh tek strudeli, sikurse dhe në receta të tjera të ëmbla dhe të kripura. Personalisht i përdor shpesh si shoqëruese me perimet e gjalla, në supra të ndryshme, sallatra, me kos, ose shoqëruese e mishit dhe peshkut.

Në formë çaji: 2 lugë çaji fara lulëkuqe hidhen në ½ gotë ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet gjysëm ore. Lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë, sidomos në rastet ankthioze e nervozet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *