Categories
Këshilla

Nuk e duroni dot këtë vapë? Sot kam disa këshilla efikase për ju

Nëse do të ekspozoheni gjatë ditës në diell për shkak të punës kini parasysh këto këshilla: Si fillim mësojeni trupin tuaj me të nxehtin në mënyrë graduale. Filloni të qëndroni më shumë në diell 7-14 ditë para valës së të nxehtit. Në pikun e të nxehtit ekspozohuni në diell vetëm 20% ditën e parë dhe rriteni ekspozimin me jo më shumë se 20% ditët pasuese.

Kontrolloni dhe kujdesuni vazhdimisht për kolegët duke u siguruar për gjendjen e tyre shëndetësore. Bëni pushime për të pirë ujë kur puna është intensive (1 gotë çdo 20 minuta). Vishni rroba me ngjyra të çelëta, të lirshme pambuku. Gjatë pikut të nxehtit nëse nuk keni mundësi të qëndroni në një ambient të kondicionuar, lagni me ujë kyçet, qafën dhe pjesën e sipërme të trupit.

Mbroni kokën dhe fytyrën me kapele apo krem mbrojtës nga dielli dhe bëni pushime në hije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *