Categories
Këshilla

Për një gjumë të qetë e pa shqetësime, kam një listë me 9 ushqime të këshillueshme

Për të pasur një gjumë cilësor, një rol të rëndësishëm luajnë edhe ushqimet që hamë. Sidomos ato që hani të paktën 4 orë para gjumit mund t’ju ndihmojnë të flini pa shqetësime.

Mos harroni se darka duhet të jetë konsumuar deri në orën 19:00. Më poshtë po ju përmend se cilat janë ushqimet më të përshtatshme me synim gjumin e qetë dhe cilësor.

Kivi është një ndër frutat më efikasë për të mos pasur probleme me gjumin. Edhe reçeli i qershisë dhe mishi i gjelit të detit janë ushqime që futen në këtë kategori. Sigurisht, nuk sugjerohet që t’i konsumoni pak minuta para se të shtriheni. Ideja është që vaktin e darkës ta planifikoni rreth orës 19:00 dhe të flini të paktën tri orë pas vaktit.

Kalojmë te disa ushqime të tjera. Bananet, bajamet, salmoni dhe arrat janë gjithashtu të këshillueshme. Mund t’i konsumoni pa frikë, por jo me tepri. Çajërat me erëza dhe spinaqi formojnë listën time, nëse vërtet e keni me merak gjumin. Uroj t’ju kem ndihmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *