Categories
Receta

Receta e ditës – Nëse keni bukë të zezë në shtëpi, ju sugjeroj një supë si kjo

Përbërësit: 1/2 qepe, 40 gr gjalpë, 120 gr bukë segali, 1 lugë miell, 1 litër ujë të vluar, 2 lugë gjelle pana e lëngshme, 1 e verdhë veze

Prisni imët qepën dhe skuqeni në një tenxhere me 40 gr gjalpë. Më pas shtoni bukën e segalit të prerë në kubikë. Përziejini për disa minuta. Shtoni më pak një lugë miell tek kubikët e bukës dhe përziejini për disa minuta derisa buka dhe mielli të fillojnë të ngjisin.

Në këtë moment, hidhni në tenxhere një litër ujë të vluar dhe ziejeni derisa buka të jetë shpërbërë plotësisht. Frulojeni supën me mikser dhe rregullojeni me kripë e piper. Pastaj rrihni të verdhën e vezës me 2 lugë pana të lëngshme dhe pasi të hiqni supën nga zjarri, shtojani dhe përziejeni shpejt.

Kompletojeni supën me salsiçe Frankfurter të ziera e të prera në feta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *