Categories
Receta

Receta e ditës: Troftë me karota të vogla dhe bizele

Një pjatë e dytë e cila nxjerr në pah një mënyrë për të shijuar maksimalisht këtë peshk lumi, perfekt për drekat. Trofta me karota ‘bebe’ dhe bizele është e thjeshtë për t’u përgatitur, e shijshme, me mish të butë të cilit lëngu i limonit i jep shije dhe nëse doni mund ta shijoni me një gotë verë të bardhë.

Përbërësit: 4 fileto trofte, 250 gr karota ‘bebe’, 250 gr bizele të ngrira, vaj ulliri, kripë, 1 limon, pak miell, 8 qepujka, brodo perimesh, 1 qepë e njomë, piper

Kaloni në miell filetot e troftës të cilave u keni hequr lëkurën. Qëroni karotat e vogla. Prisni në feta pjesën e bardhë të një qepe të njomë dhe hidheni në një tigan me një lugë brodo perimesh. Shtoni karotat dhe bizelet, mbulojini dhe gatuajini në zjarr të ulët për 10 minuta duke i shtuar herë pas here nga pak brodo nëse është e nevojshme. Shtoni qepujkat (mund të jenë dhe turshi), kripë, piper dhe pak ujë.

Ngrohni pak vaj në një tigan që nuk ngjit, skuqni filetot nga 2 minuta për secilën anë, hidhni kripë e piper e hiqini nga tigani. Hidhni lëngun e limonit tek filetot dhe pas dy minutash bashkojini me perimet dhe lëngun e tyre. Lërini të marrin shije për një minutë dhe shërbejini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *