Categories
Këshilla

Receta: Xheli me fara lini që pastron fytyrën nga çdo papastërti

Siç e thamë, farat e linit përmbajnë sasi të mëdha kaliumi, magnezi, vitaminë E, amino acidet esenciale, duke përfshirë acide yndyrore omega-3. Ato kanë një efekt të madh jo vetëm në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve, por edhe në lëkurë, si një zgjidhje e shkëlqyer kozmetike.

Kjo maskë me fara lini pastron fytyrën thellësisht nga të gjtha papastërtitë. Gjithashtu ajo minimizon poret e mëdha, zvogëlon ynydyrën dhe ngadalëson formimin e rrudhave. Falë përmbajtjes së fitoestrogjenit (estrogjen bimor), ato e bëjnë lëkurën të butë, elastike sidhe aktivizojnë proceset e rigjenerimit.

PËRBËRËSIT: 1 lugë gjelle fara lini. 1/3 gotë ujë të nxehtë. PËRGATITJA: Së pari është shumë e rëndësishme t’i blini farat e linit të një cilësie të lartë, që nuk përbajnë lagështirë. Kombinononi në një gotë me ujë të nxehtë farat e linit.

Këtë proces bëjeni në mëngjes, mbulojeni gotën me një pecetë dhe lëreni përgjatë gjithë ditës. Në mbrëmje kullojeni ujin i cili ka marrë formën e një lëngu xhelatinoz, duke qenë se farat e linit kanë lëshuar ekstraktin e tyre plotësisht.

Aplikojeni me një copë pambuku në fytyrë dhe në qafë. Lyejeni atë 5 herë radhazi brenda natës, derisa të ndjeni një ndjesi mpirje që nuk mund të flisni e as të qeshni. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe vendosni një krem hidratues.

Mjafton ta aplikoni këtë maskë për 12 ditë rresht, dhe do të shihni rezultate mahnitëse në fytyrën tuaj. Lëngun xhelatinoz gjithashtu mund ta pini, me nga një lugë gjelle në ditë, pasi ju mbush me estrogjen, ju përmirëson tretjen, forcon kockat etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *