Categories
Këshilla

“Sekretet” e mia për domatet, kanë disa mënyra për t’u përdorur!

Domatet mund t’i bëni edhe salcë, por mos harroni që kur të përgatisni salcën, të shtoni edhe 1 lugë sheqer, nëse doni të reduktoni aciditetin që përmban.

Nëse vendosni të mbillni domate, atëherë që të bëhen më të shijshme, mblidhni hithra (përdorni doreza), pritini në copa të vogla dhe përziejini bashkë me plehun e domateve. Hithrat do të ndihmojnë për t’i bërë domatet tuaja biologjike akoma më të shijshme.

Nëse qëndroni shumë orë në diell dhe digjeni, pritni një fetë domate dhe vendoseni për 20 minuta tek vendi i djegur. Domatja do ta largojë dhimbjen apo kruajtjen dhe vendi ku do ta vendosni, nuk do të rripet më vonë. Dhe, në qoftë se nuk doni t’ju hyjnë miza në dhomë, kur lini hapur derën apo dritaren, vendosni pranë një vazo ku keni mbledhur domate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *