Categories
Këshilla

Vezët e peshkut kanë veti fantastike, përmbajnë një prej vitaminave të nevojshme

Vezët e peshkut janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe rekomandohen fort për të zgjidhur problemin shqetësues të mungesës së kësaj vitamine.

Kjo vitaminë e mrekullueshme ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve imunitare dhe formimin e qelizave të dëmshme. Në diagno stifikimin e sëmundjeve, mjekët po përfshijnë edhe analizat e sasisë së vitaminës D për të cilën ka nevojë pacienti.

Ndaj ata po e rekomandojnë gjithnjë më shumë. Përveç suplementëve që gjenden sa hap e mbyll sytë, vitaminën D mund ta merrni nga burime natyrale.

Këto të fundit janë shumë të shëndetshme. I tillë është rasti i vezëve të peshkut, një ushqim rëndësia e të cilit ka dalë në pah shumë kohë më parë.

Një analizë e Fondacionit Weston A.Price shpjegon se një lugë gjelle me vezë peshku në formë pluhuri përmban 17,000 njësi të vitaminës D. Në të njëjtën sasi gjenden vitamin A, K2, zinku, Jodi dhe acidet yndyrore omega-3.

Shumë njerëz i injorojnë këto thesare, pa qenë në dijeni për vlerat e mrekullueshme që ato mbartin. Dashamirësit e këtij ushqimi i konsumojnë edhe në mëngjes disa herë në javë. Mjafton edhe gjysëm luge çaji në ditë për të marrë shumë ushqyes të dobishëm.

Nëse nuk i keni provuar më parë, niseni me sasi të vogla, deri sa të zbuloni shijen e pashoqe. Vezët e peshkut mund t’i kaurdisni me vaj ulliri për dy ose tre minuta. Ato mund t’i lyeni me miell dhe t’i gatuani njësoj si peshqit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *