Categories
Lajme

Anila Kalleshi: Ja çfarë duhet konsumuar për një zorrë të shëndetshme dhe pa toksina

Dietologia e njohur Anila Kalleshi ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në TV Ora. Ajo ka folur për dietat që duhet të mbajmë këtë periudhë, si të forcojmë imunitetin tonë dhe disa këshilla të përgjithshme që të gjithë duhet t’i dinë.

Arjon Muça: Si ta përforcojmë sistemin imunitar përmes ushqimeve që hanë? Anila Kalleshi: Për sistemin imunitar, duhet të kemi parasysh se zorrët janë burimi i rezervuarë toksik i të gjithë toksinave dhe helmeve që mblidhen zakonisht. Gjëja më e mirë është një zorrë e shëndetshme, një sistem tretës i shëndetshëm, ku probiotikët si kiefiri, kosi dhe turshitë janë burim i shkëlqyer i këtyre probiotikëve.

“Pra na ndihmojnë të kemi florë bakteriale të shëndetshme, pra baktere të mira në organizëm që na ndihmojnë për të pasur një sistem tretës shumë të mirë për të mos akumuluar dhjamë dhe shëndet të tepërt.

“Njerëzit që kanë pasur më shumë probleme nga COVID-19 kanë qenë ata që kanë pasur një sistem imunitar të dobët dhe sëmundje kronike.

Vitamina C është një element bazë ndoshta për të sëmurët kronikë por gjithashtu edhe për sistemin tonë imunitar. Kështu që 2 kokrra fruta në ditë janë të mjaftueshme për të marrë sasinë e duhur për sistemin tonë imunitar.”, – tha Anila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *