Categories
Lajme

Historia e ditës: Tre vite hëngrën falas në restorant, arsye e çuditshme

Të hash falas është një nga dëshirat më të mëdha të njerëzve, por në jetë nuk ka asgjë falas dhe prandaj duhet bërë gjithmonë kujdes. Disa klientë të “delivery”-t japonez Demae-can hëngrën falas për 3 vite me radhë, për shkak të një gabimi në sistemin e procesimit të pagesës.

Vetë ndërmarrja, me anë të një komunikate, sqaroi gabimin e sistemit dhe se si e zbuloi se disa klientë kishin përfituar nga ky gabim për të porositur ushqim pa paguar asnjë qindarkë.

Tashmë, Demae-can ka nisur të kërkojë mbrapsht paratë e të gjitha porosive, me klientët që kanë shprehur pakënaqësinë. “Po më kërkojnë që të paguaj 60 000 jen (550 dollarë).

“Është çmenduri, më erdhi një mesazh ku më kërkohet që të shlyej detyrimin brenda dy javëve”, thotë një nga klientët që ka përfituar nga gabimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *