Categories
Këshilla

Maskë natyrale: Mjaltë dhe patate për të zbardhur lëkurën e fytyrës

Tani që dielli është gjithnjë e më i fortë me rrezet e tij, duhet të tregojmë kujdes më lëkurën, sidomos kur bëhet fjalë për fytyrën tonë. Rekomandohet që çdo ditë para se të dilni nga shtëpia dhe jo vetëm kur shkoni për plazh, të aplikoni kremin mbrojtës me faktor të lartë.

Rëndësi duhet t’i kushtoni edhe njollave kafe që mund t’ju krijohen në fytyrë gjatë kësaj kohe. Neps rekomandon që ju të jeni të vëmendshëm që në fazat e fillimit të saj dhe ta kuroni kollaj më dy përbërës natyralë.

Për këtë ju nevojiten 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle lëng patateje. Qëroni pataten dhe e kaloni në një blender. Kullojeni dhe merrini lëngun. Pas kësaj e kaloni në një enë dhe i shtoni mjaltin e lëngshëm. Trazojeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

Kjo maskë natyrale do ju ndihmojë së tepërmi me zbardhjen e lëkurës së fytyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *