Categories
Lajme

Pene me spec të kuq dhe majdanoz – Receta e ditës

400 g pene, 290 g spec i kuq i pjekur, i kulluar, 1 grusht majdanoz, plus disa gjethe të copëtuara për dekor, 75 g shqeme pa kripë, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, 50 g parmixhano të grirë, 1 thelpi të madh hudhre, të prerë

Gatuani makaronat duke ndjekur udhëzimet e paketimit. Ndërkohë, vendosni specat, majdanozin, shqemet, hudhrën dhe vajin e ullirit në një përpunues të vogël ushqimi dhe frulojini sa të fitohet një pastë. Pastaj shtojini parmixhanon.

Kullojini makaronat dhe hidhini në tiganin ku keni salcën. Përziejini dhe ngrohini butësisht për 1 min, pastaj spërkateni me pak majdanoz të copëtuar dhe shërbejeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *